×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK refuzon Hotin për takim, kërkojnë qasje serioze para ftesës tjetër

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për takim para shkuarjes në SHBA për takimin me palën serbe.

    Në reagimin e PDK-së thuhet se qasja e Hotit është jo-serioze dhe vazhdimësi e ish qeverisë Kurti.

    Më tutje, ata thonë se ftesa e Hotit, pa konsultim paraprak është bërë me qëllim të dështimit të takimit.

    Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, Hoti duhet të reflektojë dhe të dërgojë ftesë tjetër siç kërkojnë ata “më serioze”.

    “Ndryshe, aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë edhe Kosova. BE ka ndihmuar Kosovën në agjendën evropiane dhe duhet të marrë përgjegjësi edhe në procesin e Dialogut.”, thuhet në reagimin e PDK-së.

    Ky është reagimi i plotë:

    Deklaratë e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me ftesën e Kryeministrit Hoti për takimin e nesërm të liderëve

    Qasja e Kryeministrit Avdullah Hoti, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze.

    Kjo është vazhdimësi e ish Qeverisë Kurti.

    Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm.

    Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është Dialogu. Urojmë që ky Kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz.

    Ndryshe, aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë edhe Kosova. BE ka ndihmuar Kosovën në agjendën evropiane dhe duhet të marrë përgjegjësi edhe në procesin e Dialogut.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në një prononcim për Front Online, ka kritikuar qeverinë për sic tha ai...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të konsiderohet ndër më të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Qeveria ka rritur pagat e shërbyesve civilë, duke shtuar 55 euro që nga janari i vitit 2025. Pjesa e dytë e rritjes,...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Florian Dushi, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme ndaj Muratit, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje. “Postimi është i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.