×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK nuk e zëvendëson Kadri Veseli, në zgjedhje mund të shkojë pa kryetar

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Nëse vendi shkon në zgjedhje, që po përmenden aq shumë, PDK’ja hyn në to pa kryetar të partisë. Brenda PDK’së thonë se nuk flitet për kryetar të ri, e analistët vlerësojnë se shkuarja në zgjedhje me liderin në burg, e dëmton partinë.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po shprehen se janë të gatshëm për zgjedhje. Madje për ta pengesë nuk është as mungesa e ish-kryetarit, të cilin e kanë duke u mbajtur në Hagë, nën akuzat për krime lufte.

    Shaqir Totaj, nënkryetar i kësaj partie, ka thënë për Express se brenda PDK’së nuk është duke u folur për emërimin e një kryetari, pasi që kjo parti tashmë e ka një të tillë.

    “PDK gjithmonë është e gatshme për zgjedhje. Nëse zgjedhjet mbahen shpejt do të dalë më e fortë se ne zgjedhjet e fundit parlamentare”, ka thënë Totaj.

    Nënkryetari i PDK`së ka thënë se brenda partisë nuk është duke u diskutuar për emërimin e kryetarit. Kjo pasi që sipas tij, PDK’ja e ka një të tillë.

    “Jo nuk jemi duke diskutuar sepse PDK’ja e ka kryetarin”, ka thënë ai.

    Mirëpo shkuarja në zgjedhje pa kryetar partie, sipas analistëve politikë në vend e dëmton PDK`në. Madje shkuarja në Hagë e ish-kryetarëve të kësaj partie Hashim Thaçi e Kadri Veseli, sipas analistit politik Imer Mushkolaj ka vështirësuar edhe më tej rrugën e PDK’së në këtë proces.

    “PDK’ja identifikohet me Hashim Thaçin. Ne e dimë që edhe kur Kadri Veseli kur u zgjodh kryetar i PDK`së prapë se prapë PDK’ja identifikohej me Hashim Thaçin, pavarësisht që ai thuajse për pesë vite qëndroi në krye të Zyrës së Presidentit. Me këtë logjikë po them se është problematike për cilindo tjetër që mund të vjen në krye të PDK`së për të zëvendësuar njërin nga dy liderët e PDK-së”, ka thënë Mushkolaj.

    Ndërsa për sa i përket mundësisë së shkuarjes së një partie politike në zgjedhje pa kryetar partie, Mushkolaj ka theksuar se PDK`ja nuk është rasti i parë.

    “E kemi pasur edhe më parë rastin e AAK-së kur Haradinaj gjendej në gjykim në Hagë dhe mungesa e tij është reflektuar direkt në parti. Kjo për shkak se në Kosovë, partitë politike janë kryesisht parti lideriste ku rolin kryesor e luan lideri kryetari i partisë dhe jo ekipi. Kështu që mungesa e kryetarit ndikon direkt pastaj që partia të dëmtohet në kuptimin elektoral”, ka thënë më tutje ai.

    Njëjtë mendon edhe analisti Arton Demhasaj. Sipas tij, edhe pse nuk është e domosdoshme që një parti të shkojë në zgjedhje me kryetar partie, PDK`ja mund të penalizohet sepse për herë të parë ka mbetur pa një të tillë.

    “Nuk mendoj që domosdoshmërish duhet që partia politike të ketë kryetar për të shkuar në zgjedhje. PDK`ja ka caktuar një ushtrues detyrë të kryetarit i cili është z.Hoxhaj dhe mendoj që pa problem kjo parti mundet të marr pjesë në zgjedhje edhe me ushtrues detyre. Në anën tjetër mendoj që mundet me dëmtu PDK-në në zgjedhje potenciale për shkak se për herë të parë mund të hyjë në zgjedhje pa liderin, pa kryetarin Veseli por edhe pa ish-presidentin për shkak se e dimë që edhe në të kaluarën edhe sa ka qenë president vazhdimisht e ka ndihmuar PDK`”, ka thënë ai duke shtuar se shkuarja në zgjedhje në këtë rast i PDK-së pa Veselin dhe Thaçin mundet me i sjell rezultat negativ.

    PDK`ja ka mbetur pa kryetar partie, prej 5 nëntorit të këtij viti kur edhe i`u konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, Kadri Veselit.

    Me konfirmimin e kësaj aktakuze, Veseli mori vendim që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet politike e publike.

    Pozitën e kryetarit në PDK momentalisht është duke e ushtruar Enver Hoxhaj.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.