×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në Podujevë: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve llapjanë gjatë procesit të votimit, po shfrytëzohen edhe veturat zyrtare

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, përmes një konference për media ka denoncuar parregullistë e shumta që po ndodhin sot në zgjedhjet në këtë komunë. Rafet Llapashtica, asamblist në komunën e Podujevës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u bërë presion të madh votuesve llapjan në të drejtën e tyre për të votuar.

    Sipas tij, persona të këtyre dy partive, të pautorizuar, po qëndrojnë edhe brenda vendvotimeve për të intimiduar votuesit llapjanë në zgjedhjen e tyre të lirë. Llapashtica ka thënë se kjo është në kundërshtim të plotë me procesin demokratik dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit, por edhe atyre të KQZ-së që të eliminojnë sa më parë këto parregullsi dhe të mbrojnë votën e qytetarëve.

    “Kemi parë vëzhgues që bartin numrat dhe logot e partive të LDK-së dhe VV-së nëpër vendvotime të ndryshme. Po ashtu, persona të pautorizuar të këtyre dy partive po qëndrojnë edhe brenda vendvotimeve duke frikësuar kështu qytetarët llapjanë që të votojnë.”, ka thënë Llapashtica.

    Llapashtica ka përmendur edhe shfrytëzimin e veturave zyrtare nga ana e LDK-së. Më tej, ai ka thënë se Parti Demokratike e Kosovës vlerëson lartë vullnetin e llapjanëve për ndryshim në këto zgjedhje, dhe i bënë thirrje organeve të rendit që të mos lejoj askënd, asnjë parti e person politik, që të tentoj jo vetëm të prishë procesin zgjedhorë, por edhe të provoj të shtrembëroj vullnetin e qytetarëve llapjanë.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.