Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kërkon me urgjencë të votohet projektligji për Covid-19

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Rekomandimet e propozuara që kanë dalë nga debati parlamentar për menaxhimin e pandemisë vetëm 21 deputet kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim përkundër që 71 deputetë ishin prezent.

    Përderisa Grupi Parlamentar i PDK-së nga Bekim Haxhiu ka propozuar rezolutë për pandeminë me gjashtë rekomandime. Kjo rezolutë nuk është hedhur në votim, pasi për këtë çështje kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se është proceduar në Komision për Shëndetësi, e cila kërkoi të trajtohet me urgjencë për ta votuar këtë projektligj në kuvend.

    Deputeti Haxhiu gjatë leximit të rekomandimeve ka thënë se me këtë rezolutë autorizohet Komsioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që në afatin më të shpejtë kohor të sjellë për miratim në Kuvendin e Kosovës Ligjin Anti-Covid-19.

    Në rekomandimin e dytë kërkohet urgjentisht që Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç ishte planifikuar me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen sipas kërkesave të infermierëve. Po ashtu, ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    Po ashtu në rekomandimin e tretë Ministria e Shëndetësisë të mundësojë punësimin edhe të 1500 profesionistëve shëndetësor, me qëllim të përballjes me pandeminë COVID-19.

    Haxhiu: Kërkojmë urgjentisht nga qeveria të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësor

    “Pas debatit që kemi mbajtur për menaxhimin e pandemisë dhe situatën me pandeminë Covid-19, Partia demokratike e Kosovës ka listuar 6 rekomandime të cilat obligohet q ëmë pastaj qeveria e Kosovës. 1. Autorizohet Komisioni parlamentar për shëndetësi dhe Mirëqenie sociale që në afate më të shpejt kohor të sjellë për miratim në kuvend ligjin anti Covid-19. Kjo pikë është edhe në frymën e vendimit të Kryesisë së Kuvendit që Komisioni parlamentar për shëndetësi ta trajtoj këtë çështje me urgjencë. E dyta, kërkojmë urgjentisht që qeveria Kosovës me vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësor ashtu siç ishte planifikuar në projektligjin e pagave duke përshirë edhe rritjen sipas kërkesave të infermierëve”, tha ai.

    Në rekomandimin e katërt po ashtu thuhet që sa më shpejtë, të bëhet decentralizimi i testimeve dhe i trajtimit për COVID-19, duke mbështetur komunat në menaxhim të situatës me plan konkret dhe sipas nevojës te angazhohen edhe spitalet private në menaxhim të situatës, duke bërë mobilizim të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore.

    Në rekomandimin e pestë të licencohen laboratorë nga sektori privat për të bërë testet për COVID-19, me mbikëqyrje strikte shtetërore, duke i obliguar që të raportojnë rezultatet në baza ditore në IKSHPK dhe MSH./KP/

    Dhe në rekomandimin e gjashtë Autorizohet IKSHPK që të koordinojë veprimet me organet përgjegjëse në nivel lokal dhe në nivel qendror, për t’u siguruar se të prekurit nga COVID-19 nuk i shkelin kriteret e izolimit dhe masat mbrojtëse.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme05 Qershor 2023
    Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme po shihet nga faktori ndërkombëtar si rruga e duhur për shtensionimin e situatës në Veri. Ish-kryetari i...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sllagjana Pantoviq, është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i kësaj komune Ilir Peci. Pantoviq,...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sot ka filluar “Java e Sigurisë në Komunitet”, ku policia do të ketë aktivitete nëpër rajone të vendit, deri më 14 qershor....
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Është mbajtur takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Mal të Zi. I...
    Vip05 Qershor 2023
    Dy artistet e njohura shqiptare, Tayna dhe Kida, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Lajmi është bërë i ditur...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Pak para orës 15:00 të ditës së hënë, policia e Lubjanës ka marrë informacion për të shtëna armësh. Dhe sipas informacioneve të...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy është takuar në Kiev me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly. Përmes një postimi në...
    Lajme05 Qershor 2023
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i ka çuar mesazh Qeverisë Kurti duke e stolisur qytetin me flamuj të Shteteve të Bashkuara. Lushtaku...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka konfirmuar më 5 qershor se vendi i tij po kërkon sqarime nga Ukraina lidhur me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.