×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja – VV-së: Nënshkrimet për rrëzimin e Hotit kërkoni te Vjosa

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës po e sugjeron Lëvizjes Vetëvendosje që nënshkrimet për thirrjen e seancës për mocionin ndaj Qeverisë “Hoti”, t’ia kërkoj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

    Si parti janë të gatshëm të votojnë pro rrëzimit të kryeministrit Avdullah Hoti, por që nënshkrimet nuk i japin. Këtë e ka thënë në një intervistë për Front Online, deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

    “Ne i bëjmë thirrje VV-së që t’ i siguroj 40 nënshkrime, ta kontaktoj Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin dhe disa deputetë brenda LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me këtë Qeveri të dështuar, dhe në momentin që i sigurojnë votat në Kuvend ata do t’i kenë edhe votat e PDK-së”, ka thënë Hoxha.

    PDK-ja nuk e voton Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë

    Sa i përket Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i cili kaloi në lexim të parë në Kuvend, deputeti Sejdi Hoxha ka treguar se si PDK nuk kanë ndërruar qëndrim dhe nuk do ta votojnë as në lexim të dytë.

    “Kjo Qeveri e ka për obligim që t’i bëjë numrat dhe t’a kaloj këtë Pako Fiskale edhe në leximin e dytë, PDK-ja e ka pakon e vet fiskale që konsideron që është më e mira e mundshme për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetarët dhe ne ende qëndrojmë prapa pakos tonë që e kemi dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha për Front Online.

    Deputeti Hoxha: Shkarkimi i Qalajt lidhet me rastin e Haki Rugovës

    Ditë më parë u shkarkua nga pozita drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i Doganës, Ibrahim Xhaka nga Qeveria e Kosovës. Deputeti Hoxha tha se me këto shkarkime LDK-ja ka dashur t’i bëjë trysni organeve të drejtësisë për arrestimin e nënkryetarit të tyre, Haki Rugova.

    “Çështja e shkarkimit të drejtorit të Policisë lidhet kryekëput me arrestimin e nënkryetarit të LDK-së, gjegjësisht kryetarin e Istogut z.Haki Rugova. LDK-ja në këtë rast ka bërë veprim inatqorë, jo të ligjshëm dhe është munduar të përçoj mesazhe te drejtësia në Kosovë, që në çoftëse dikush merret me ne jemi në gjendje të marrim veprime politike”, ka thënë Hoxha për Front Online.

    Deputeti i PDK-së e pranon se partia e tij ka abuzuar me procesin e privatizimit

    Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimorë për Privatizim në të cilin po intervistohen akterë të ndryshëm të këtij procesi.

    Anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha për Front Online ka thënë se do të vërtetohet se ka emra të cilët kanë keqpërdorur me këtë proces nga të gjitha partitë.

    “Opinioni do të habitet me emrat të cilët do të dalin që kanë privatizuar e që janë nga partitë e tjera politike”, ka thënë ai.

    Deputeti Hoxha e pranon se edhe pjesëtarë të kësaj partie kanë abuzuar me këtë proces.

    “Opinioni do ta kuptoj që nuk ka qenë vetëm PDK-ja ajo që ka privatizuar, por ka shumë raste që abuzues kryesorë janë politikan, persona apo individ të cilët kanë lidhje me partitë politike në Kuvend. Ne e kemi thënë edhe më herët që nuk do të amnistojmë asnjë individ edhe brenda PDK-së por nuk do ta bartim faturën as për procesin e privatizimit, as për kapjen e shtetit, as për kapjen e gjyqësorit të prokurorisë e as të policisë”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mori urimesh nga liderë të shumtë të shteteve të ndryshme të botës. Presidenca e Kosovës ka...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në Facebook se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem...
    Të tjera
    Lajme19 Shkurt 2025
    Xhevdet Pozhari, analist politik, ka thënë se shumë deputetë, pavarësisht se kishin një numër dinjitoz votash, nuk do të jenë më në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë e kan bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e...
    Lifestyle19 Shkurt 2025
    Dashi Gjatë kësaj dite nuk do hezitoni aspak të hidhni hapa të rëndësishme dhe do mundoheni ta zbukuroni të ardhmen. Nëse jeni...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Analisti politik Blerim Canaj  ka theksuar se Kosova, si një zonë e vetme zgjedhore, ka krijuar një situatë ku disa kandidatë kanë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Siç thuhet në njoftimin e presidencës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.