×
  • Lajme
  • Lajme

    “PDK-ja stabile, pavarësisht se u godit në kurriz me aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit”

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se gjendja në këtë parti është stabile, megjithë goditjet që i ka marrë pas aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veseli.

    “Gjendja e PDK-së është stabile, por goditjet që kemi marrë me aktakuzat është goditje në kurriz të PDK-së. Por ne kemi gjetur forcë dhe këtë mllef e kemi kthyer në vullnet politik. Ne kemi bërë punë të mëdha gjatë kësaj kohe që ti mbeshtesim shokët tanë në Hagë, kemi bërë edhe politika tjera që kanë të bëjnë me vendin”, ka thënë Hoxhaj.

    Ai tutje tha se gjendja aktuale është e jashtëzakonshme, mbi të gjitha për shtetin e Kosovës, por edhe për PDK-në.

    “Deklarata e Veselit, por edhe ajo e Thaçit pas konfirimimit të aktakuzave, flasin se këta si luftëtarë interesat e shtetit i kanë vënë para interesave të tyre personale. Shqiptarët kanë qenë viktimë dhe Serbia agresor, por ajo që me ka bërë mua përshtypje kur e kam parë aktakuzës, mënyra se si përshkruhet realiteti në Kosovë është totalisht i shtrembuar. Aty flitet për vitin 1989, por në fakt në këtë vit është vendosur regjimi serb dhe është bërë suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Po ashtu aty përmendej edhe Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s, por nuk përmendet fare masakra e Reçakut. Dhe kjo është shtrembim i së vërtetës. Para gjykatës nuk janë individët, por është lufta e UÇK-së”, ka thënë Hoxhaj.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetah Fejzullahu, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë është neglizhuar nga institucionet ndërkombëtare. Fejzullahu tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.