×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja pas emërimit të djalit të Haxhi Shalës konsull në Çeki: Shteti nuk mbahet me këtë logjikë

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Mbrëmë është raportuar se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë.

    Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta. Së fundi kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Zëdhënësi i këtij subjekti, Avni Bytyçi dhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi e kanë quajtur pazar politik emërimin e Shalës si Konsull në Çeki.

    Bytyçi ka shkruar se është fyes e denigrues çështja e nepotizmit në sektorin publik.

    “Është i pakuptimtë, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik. Djali, motra, vëllai, baba, vajza, tezja, nipi, kushëriri, gruaja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend? Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!”, ka shkruar Bytyçi.

    E deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka shkruar se emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova.

    “Qeveria po dështon të përfaqësojë interesat e qytetarëve brenda Kosovës, dhe Kosovën në nivelin ndërkombëtar. Ka kohë që Kosova ka mbetë pa zërin e saj diplomatik në qendrat kryesore vendimmarrëse: Uashington, Londër, Belgjikë ,Tokio …

    Kjo mungesë e prezencës shtetërore të Kosovës tregon mos-koordinimin dhe pa përgjegjësi të qeverisë për të mbrojtur interesin shtetëror përpara atij partiak, në kohën kur shteti ynë ka nevojë më shumë se kurrë të mbroj të vërtetën dhe sakrificën e këtij populli.

    Emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova!”, ka shkruar Musliu-Shoshi./FrontOnline/

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.