Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja në Qeveri, dakordohen me LDK-në për postin e Presidentit?

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Lidhjes Demokratike të Kosovës ( LDK) pritet që këtë javë t’i bashkohet edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në koalicionin qeverisës, raporton Front Online.

    Burime të Front Online thonë se koalicionin do të finalizohet këtë javë derisa kanë treguar edhe pajtueshmërinë e kësaj partie për t’i kaluar projektligjet me interes për vendin.

    Pozita e Presidentit pritet t’i takojë PDK-së derisa me këtë vendim nuk po pajtohet partneri tjetër i koalcionit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila edhe si shkak i këtyre mospajtimeve mund të largohet nga koalicioni.

    “ Po, me gjasë këtë të mërkurë pasdite do të finalizohet marrëveshja. PDK-ja do ta marr pozitën e Presidentit. AAK nuk po pajtohet me këtë vendim dhe me gjasë do të dal nga koalcioni qeverisës”, ka thënë ky burim për Front Online.

    Edhe nga PDK-ja gjatë ditës nuk kanë përjashtuar mundësinë që kjo parti të hyjë në Qeveri.

    Nënkryetari i kësaj partie, Shaqir Totaj, në një prononcim për Front Online ka thënë se PDK-ja nuk e ka më atë qëndrim që të mos hyjë në Qeveri për shkak të aktakuzave dhe procesit që po zhvillohet në Hagë.

    “Këto janë dy opsione të cilat ne ende nuk kemi mundur të kemi një qëndrim të prerë, në takimin e fundit kemi diskutuar për këtë çështje, e kemi pasur një qëndrim më herët që nuk do të jemi në Qeveri, mirëpo tash veprimet e Gjykatës Speciale na kanë sjellë në një pozicion ku duhet me e rishiku atë qëndrim. Të mërkurën do të jemi në një takim të Kryesisë Qendrore të PDK-së, përveç tjerash kemi me bisedu edhe për këtë temë. Besoj që kemi me arritë me një përfundim të prerë dhe do të dimë saktësisht se çka do të bëjmë”, ka thënë Totaj për Front Online.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2023
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni e ka mbështetur Marshin për Drejtësi që do të mbahet nesër. Hyseni përmes...
    Lajme01 Prill 2023
    Shkeljeve që kanë ndodhur në Kosovë për 12 muaj, e rekomandimeve të Avokatit të Popullit mezi iu vjen fundi në raportin 232...
    Lajme01 Prill 2023
    Të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Në Mal të Zi nesër mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat presidenti në detyrë, Milo Gjukanoviq përballet me një sfidë...
    Vip01 Prill 2023
    Konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari, ka vendosur që sonte të lërë lojën. Ajo ka deklaruar...
    Bota/Rajoni01 Prill 2023
    Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar...
    Lajme01 Prill 2023
    Profesori në Universitetin John Hopkins, Edward Joseph ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, do të...
    Vip01 Prill 2023
    Arbana Osmani e nisi mbrëmjen e sotme spektaklin e “Big Brother VIP” duke njoftuar se të gjithë banorët, përpos njërës, kanë vendosur...
    Vip01 Prill 2023
    Sot banorët janë sfiduar për të zgjedhur nëse është e vërtetë apo jo, informatat jashtë “BBVA”. Njëra nga to ishte se Kevin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.