[wp-story]

Lajme

PDK i kundërpërgjigjet partive që i vendosin vija të kuqe për bashkëpunim

PDK i kundërpërgjigjet partive që i vendosin vija të kuqe për bashkëpunim
14:50 | 06 Gusht 2019

Deklarimeve të disa partive politike, se nuk bashkëpunojnë në asnjë mënyrë me PDK-në, i janë kundërpërgjigjur zyrtarët e këtij subjekti.

Teksa ka folur rreth kësaj Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, ka thënë për “Zërin” se Partia Demokratike e Kosovës nuk shqetësohet aspak për vijat e kuqe që partitë e ndryshme i vendosin në drejtim të PDK-së. Sipas tij ka shumë parti të cilat në vazhdimësi kanë vendosur vija të kuqe, porse kanë bashkëpunuar sërish me partinë që aktualisht e drejton Kadri Veseli.

“Nuk shqetësohemi dhe nuk lodhemi shumë se kush eventualisht bën përpjekje për t’i vendosur vija të kuqe PDK-së, sepse në historinë 10 vjeçare pothuajse të gjitha partitë politike që kanë folur për vija të kuqe për PDK-në kanë bashkëqeverisur me PDK-në. Kështu që është një lloj ironie e llojit të vet kjo për vija të kuqe”, ka theksuar ai.

Hoxhaj më tej ka thënë se PDK do të garojë e vetme në zgjedhje, pa lidhur koalicion me ndonjë subjekt politik. Koalicionet për PDK-në, siç ai është shprehur, janë të mundshme vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve.

Se nuk bashkëpunojnë me PDK-në deri më tash kanë deklaruar dy partitë opozitare, LVV dhe PSD. Gjithashtu edhe AAK dhe AKR kanë thënë se PDK nuk është subjekti i preferuar i tyre për të bashkëpunuar tutje.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera