×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK i kërkon Ahmetit që lëvizja me autobusët e Trafikut Urban të jetë pa pagesë deri në mars

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mirëpritur vendimin e komunës së Prishtinës që lëvizja e qytetarëve me autobusët e Trafiku Urban në Prishtinë të jetë pa pagesë për muajin dhjetor. Por asamblistë të kësaj partie, po kërkojnë që vendimi të jetë i plotë dhe të zgjasë deri në mars të vitit të ardhshëm, ashtu siç është propozuar nga ta.

    Asamblistit PDK-së, Leutrim Retkoceri përmes një konference për medie tha se kryetari Shpend Ahmeti përmes linjave buxhetore këtë vendim duhet ta zgjasë edhe në vitin 2021.

    “Ne si grup kemi propozuar që trafiku urban të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët e Prishtinës për katër muaj. Që nga muaji nëntor, dhjetor, janar, shkurt deri në mars. E kemi parë një qëndrim të kryetarit të komunës, se në vitin 2020 nuk është paraparë të ketë linjë për këtë çështje. Por unë nga këtu i bëj thirrje kryetarit të komunës që të vë gjitha procedurat në zbatim në mënyrë që në vitin 2021 të futet një linjë buxhetore për këtë aspekt”, tha ai.

    Retkoceri i renditi para mediave gjitha arsyet pse autobusët e Trafikut Urban duhet të jenë pa pagesë për qytetarët deri në mars të vitit të ardhshëm.

    “Do t’i ndihmojë qytetarit të Prishtinës që pikë së pari t’i kursejë ata nga pagesa për Trafikun Urban, të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit dhe t’i nxisë qytetarët të mos përdorin makinat e tyre, por të shfrytëzojnë Trafikun Urban. Në anën tjetër do të ndikojë që në Prishtinë të ulet fluksi i makinave, apo tollovisë në trafik”, u shpreh ai.

    Muajin e kaluar me propozim të PDK-së, Kuvendi komunal në Prishtinë miratoi kërkesën që Trafiku Urban për katër muaj të jetë pa pagesë. Ndërsa kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, njoftoi dje se kanë marrë vendim se qytetarët për vetëm për një muaj nuk do të paguajnë biletat për lëvizje me autobusë të komunës./FrontOnline/

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.