×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e VV përplasen në Komisionin hetimor të privatizimit, shkak një fjali

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar që të hiqet fjalia “ndikimi i grupeve të caktuara dhe të fuqishme” tek pika e fushëveprimit të komisionit hetimor lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Sipas tyre, kështu po dëmtohet procesi hetimor i komisionit. Megjithatë me këtë nuk janë pajtuar edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tyre, insistimi për heqjen e kësaj fjalie, tregon se të njëjtin mund të kenë “mizën pas veshi”.

    Gazmend Bytyçi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që të mos dëmtohet puna e komisionit me paragjykime të tilla, meqë sipas tij dëmton akuzën mbi bazën e komisionit të formuar me kërkesë të PDK-së.

    Bytyçi: Mos ta dëmtojmë punën e komisionit në këtë drejtim

    “Mos ta dëmtojmë punën e komisionit në këtë drejtim, mos t’i japim qysh në start të punës tonë ngjyrimin e hetimeve të ndikimeve të grupeve të fuqishme. Ne absolut jemi në vijën e asaj që kemi kërkuar që të iniciohet ky komision parlamentar në arsyeshmërinë. Pretendojmë që kjo pjesë dëmton atë akuzën për të cilën ne kemi ngritur këtë çështje”, tha ai.

    Për këtë edhe anëtari i komisionit, Sejdi Hoxha ka insistuar që të hiqet termi “ndikimi i grupeve të caktuara të fuqishme”, sepse sipas tij është paragjykim i dëmshëm.

    Sejdi Hoxha: Unë po insistoj që të hiqet ky term

    “Unë po insistoj që të hiqet termi ‘ndikimet e grupeve të caktuara dhe grupeve të fuqishme’ sepse është paragjykim dhe supozim i dëmshëm që me një mënyrë mundet me prish procesin.. as unë nuk po e di kë po e paragjykon. Kur themi ndikimi që patën grupet e fuqishme, ku po e dimë ne a kanë pasur ndikim, a nuk kanë pasur ndikim”, ka shtuar ai.

    Megjithatë, Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se insistimi i tillë tregon se PDK e ka “mizën pas veshi”.

    Aliu: Nuk po paragjykojmë që është dikush

    “Nuk po e paragjykojmë që është dikush. Bile a po do me të thënë të drejtën Sejdi, fakti që e keni iniciuar eliminimin e kësaj fjalie, i bie sikur ti e paske ‘një mizë pas veshi’ që po do me heq. Unë e di që nuk e ke, prandaj le. Se asgjë nuk po të bën dëm. Nuk po thotë as PDK, as kush tjetër. Veç fakti që po lyp të hiqet është keq, është për mu problematike kjo ‘hiqeni fjalën grup i fuqishëm sepse po mendoni që sikur ne’. Jo bre nuk po mendon askush, nuk po mendojmë hiç”, tha Aliu.

    Ankesa për fushëveprimin e këtij komisioni, pati edhe deputeti Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas tij, duhet të ketë kujdes në formulime, meqë siç tha ai, është fillimi i hetimeve.

    Berisha: Këtu nuk duhet me u përmend UÇK-ja

    “Mos me pas paraprakisht paragjykime po, po me i vë vulën për të orientuar hetimin diku, qysh e mbajta fjalimin që e pate në mbledhjen e kaluar thoshe ‘UÇK nuk ka marrë këtu në Ferizaj, por kanë marrë këta tjerët’. Këtu nuk duhet të orientohet e as nuk duhet me u përmend UÇK-ja. Nuk besoj që ka kush pretendime që bash me thënë privatizimi-UÇK-ja. Edhe partitë politike, nuk duhet me u përmend se lëre më UÇK-ja që thoshe ‘ushtarët e UÇK-së’. Si paragjykim, fjalët edhe rrenë edhe që jemi ardhur deri te ky komision me bo, po kanë pasur ndikim ato gjëra. Mirëpo, të kemi kujdes pajtohem me formulimin që e ka bërë nëse u kuptua drejtë ky është fillimi i hetimeve, si rezultat i hetimeve del kush ka pasur ndikim apo grupet kush kanë qenë”, ka shtuar ai.

    E anëtari tjetër i këtij komisioni nga partia Vetëvendosje, Hekuran Murati potencoi se patjetër duhet të ketë hetim të ndikimeve politike, sepse sipas tij bordet janë të emëruar politikisht.

    Murati: Mbetet me u pa se ka kush lidhje më shumë

    “Tash, a ka dikush lidhje më shumë apo më pak, ajo mbetet me u pa. Prandaj është dashur të kërkohet nga fillimi prej AKM kur ka qenë gjitha borde, gjitha menaxhmenti me pa se çfarë kanë bërë, çfarë kanë vepruar. Sa i përket paragjykimit, nuk është paragjykim është hetim. Nëse e dimë me saktësi që ka pasur afera e ‘Grandit’ ka ekzistuar, ajo nuk është paragjykim ajo ka të bëjë me hetim, sepse po dihet që ka ndodhur një gjë e tillë”, është shprehur ai.

    Paragjykuese i ka quajtur disa formulime edhe anëtarja e komisionit, Doruntinë Maloku, ku ka kërkuar nga Agjencia e Privatizimit materiale ku tregohet se kush ka qenë kryesues, e kush anëtar bordi në periudha të caktuara. Gjatë diskutimit në këtë komision hetimor, janë bërë përmirësime në formulimin e fushëveprimtarisë së këtij komisioni.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan gjatë ditës së sotme marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, për vitet 2021-2027....
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё sot rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se gjashtë ditë me parë, rreth orёs 17:00,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesin tonë për kontakt me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.