×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e hapur për ta votuar buxhetin e vitit 2021: Rrezikohet siguria kombëtare

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se po s’u miratua buxheti për vitin e ardhshëm do të rrezikohet siguria kombëtare.

    Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse PDK do ta votojë atë në Kuvend.

    “Është situatë serioze. Nuk jam i prirë që për peona të ulët politkë të rrezikojmë sigurinë kombëtare të vendit nëse nuk kalon buxheti. Siguria është në pikëpyetje. Zgjedhjet kanë ndodhur disa herë në fund të vitit dhe buxheti s’është aprovuar. Por, zgjedhjet kanë përfunduar në nëntor dhe ka pasë kohë që të shpallet rezultati zgjedhor dhe të krijohet qeveria e konstituohet kuvendi dhe fillimisht të kërkohet zgjatje për shfrtyëzim të ndarjeve buxhetore dhe të përgatitet buxheti për muajin prill. Tash situata është më ndryshe meqë zgjedhjet do të ndodhin në fund të shkurtit apo në fund të janarit. Më 28 shkurt përfundojnë gjithë pagesat dhe asnjë lloj pagese s’ndodh dhe Kuvendin s’e kemi të konstituar”.

    “Derisa të mbahen zgjedhjet kalon shkurti dhe marsi dhe njerëzit qysh i marrin pagat dhe pensionet. Nëse komplikohet situata është rrezik siguria. Nëse koalicioni që do të krijohet nuk do të mund t’i ketë 85 vota edhe për presidentin, hipotetikisht vendi mund të shkojë në zgjedhje. Atëherë s’ka buxhet dhe mbetesh pa buxhet në një situatë pandemie. Nuk e kuptoj kur me një joseriozitet të tillë i qasemi kësaj teme dhe mendojmë se po more le të bëhet llugë. Pse Vetëvendosje nuk mendon në mënyrë racionale dhe t’i parashikojë këto situata?”, thotë ai në Klan Kosova.

    Hamza në Rubikon ka thënë se për 20 vjet nuk ka pasë buxhet me më së shumti probleme, por se duhet kuptuar serioziteti i situatës.

    “A më i mirë një buxhet me defekte apo një që e bllokon vendin?”.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka mposhtur në zgjedhjet për president kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Sipas rezultateteve preliminare të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Sipas rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momenti duke pri me vota është Bujar Osmani...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i...
    Lajme24 Prill 2024
    Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.