×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dënon sulm*in terrorist, të riparohen dëmet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Partia Demokratike të Kosovës ka dënuar sulmin terrorist që ka dëmtuar kanalin e Ibër Lepencit.

    Sipas PDK, ky sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, pas dy sulmeve të tjera me granata ndaj institucioneve komunale në Zveçan gjatë ditëve të fundit, tregon për një sulm të organizuar ndaj Kosovës dhe kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve shtetërore.

    PDK kërkon riparim të dëmeve, rikthim të normalitetit për qytetarë dhe hetim, zbulim dhe dënim maksimal të të gjithë të përfshirëve në të.

    Reagimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës:

    Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist që ka dëmtuar kanalin e Ibër Lepencit, gjë që ka shkaktuar pasoja të rënda për furnizimin me ujë të qytetarëve në rajonin e Mitrovicës dhe më gjërë.

    Ky sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, pas dy sulmeve të tjera me granata ndaj institucioneve komunale në Zveçan gjatë ditëve të fundit, tregon për një sulm të organizuar ndaj Kosovës dhe kërkon angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve shtetërore.

    Sot për sot, prioriteti kryesor është kthimi i normalitetit për qytetarë.

    Riparimi i të gjitha dëmeve, rikthimi i furnizimit me ujë dhe sigurimi i të gjithë infrastrukturës kritike kudo në Kosovë, ashtu që akte të tilla të mos ndodhin më. Ky sulm kërkon hetim, zbulim dhe dënim maksimal të të gjithë të përfshirëve në të.

    Kërkon mobilizim të të gjitha organeve të sigurisë dhe të drejtësisë të vendit tonë, që krahas sigurimit të infrastrukturës kritike, të zbardhin sa më parë rastin dhe t’u japin përgjigje pyetjeve të shumta të cilat sot shqetësojnë secilin qytetar të vendit tonë.

    Qytetarët sot kanë nevojë për transaprencë, informim dhe llogaridhënie. Me këtë rast, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë rëndë këto veprime, të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe të ndihmojë në zbulimin e këtij akti që cënon sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por të mbarë Ballkanit Perëndimor.

    Mirënjohje të veçantë ndaj të gjitha mediave për raportimin e tyre të ndershëm dhe të guximshëm.

    Në këtë moment, gazetarët meritojnë mbështetjen e secilit për të informuar të pavarur dhe pa presion.

    Partia Demokratike e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj të parezevervë për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim

    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2024
    Në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, mbrëmë ndodhi një shpërthim i cili u cilësua nga institucionet shtetërore si sulm terrorist....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës, duke e quajtur...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh e ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj kanalit të ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok, i...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se Lista Serbe është munduar të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sulmet në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit, kanë për...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për tubimin që kjo parti ka mbajtur sot në qytetin e Gjilanit. Haziri ka thënë...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Dardan Molliqaj i PSD-së ka reaguar pas shpërthimit në veri, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti. Molliqaj përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun e Ndryshimit’, Abdixhiku ka folur edhe rreth sulmit të mbrëmshëm në kanalin...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka njoftuar se gjendet në vendin ku ndodhi sulmi terrorist në Ibër Lepenc. Këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.