×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK bojkoton seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për referendumin serb

    FrontOnline
    14 Janar 2022

    Partia Demokratike e Kosovës do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit, e thirrur në orën 14:00, ku do të diskutohet për referendumin e Serbisë brenda territorit të Kosovës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, e ka quajtur të panevojshme mbledhjen urgjente.

    Përmes saj, siç thotë ai, qeveria po mundohet ta shmangë përgjegjësinë e vet.

    “PDK e sheh krejt të pa nevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme. Për ne mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit tonë kushtetues. Në këtë kuadër, ne i kemi parapri dhe kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi. Do të dëshironim që qeveria të kishte pasur një koordinim më të mirë me vendet e Quintit dhe veçmas me SHBA, pra në raport me këtë çështje”, tha Tahiri.

    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit.

    Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në seancë do të nxirret një rezolutë e përbashkët ku shprehet vullneti i deputetëve për mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është...
    Lajme19 Prill 2024
    Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është nxitja më...
    Lajme19 Prill 2024
    Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se është duke...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Fisnik Juniku, një nga ish-banorët e Big Brother VIP Albania 1 dhe drejtues i “Shok Podcast”, ka zbuluar në një intervistë të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se është duke...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia...
    Vip19 Prill 2024
    Në një periudhë të zymtë për Kosovën, ku dy raste të rënda të vrasjes së grave kanë shkaktuar tronditje sociale, këngëtarja shqiptare...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Sot është zhvilluar protesta e tretë me radhë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës. Protesta, e iniciuar nga Aleanca për...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Hallaq të Ri të Lipjanit dhe në Rufc të Ri, ku forcat serbe kryen krime...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.