Pasuria e miliarderëve në botë u rrit me më shumë se një e katërta (27%) gjatë pikut të koronavirusit, kohës mes prillit dhe korrikut, duke arritur 10.2 trilionë dollarë.Studimi “Udhëtimi drejt stuhisë” nga UBS dhe PwC gjithashtu zbuloi se numri i miliarderëve ishte rritur pak duke shkuar në 2,189.
Analistët thonë se pasurimi i miliarderëve lidhet me performancën e tregjeve të aksioneve.
Ata janë përmirësuar që nga fillimi i pandemisë, pasi qeveritë nxorën paketat stimuluese ekonomike për t’iu kundërvënë efekteve të pandemisë.