[wp-story]

Lajme

Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, reagon Donika Gërvalla

Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, reagon Donika Gërvalla
12:42 | 04 Gusht 2019

Anëtarja e LDK’së, Donika Gërvalla, ka kërkuar publikisht informacione se sa delegatë e kanë votuar Isa Mustafën për Shef të Partisë, në Kuvendin e Përgjithshëm, që u mbajt të shtunën.

Ajo ka thënë se nëse s’janë shënuar sa vota janë për, sa kundër dhe sa kanë abstenuar, votimi do të shpallet i pavlefshëm.

“Me sa vota për, sa kundër dhe sa abstenime u zgjodh dje Isa Mustafa me aklamacion në krye të LDK-së? Edhe kur zgjedhja bëhet me duar të ngritura, ato duar duhen numëruar me pedantëri dhe shënuar në procesverbal. Perndryshe votimi është i pavlefshem dhe duhet përsëritur”, ka shkruar Gërvalla që është vajza e Jusuf Gërvallës.

“Ndoshta dikush nga të pranishmit në sallë mund të na i tregojë numra”, ka shtuar ajo.

Donika Gërvalla s’ka qenë pjesë e zgjedhjeve që përfunduan të shtunën në LDK. Në Kuvendin e VIII ajo ishte nxjerr jashtë me dhunë nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së, ku Isa Mustafa ishte zgjedhur po me aklamacion për Shef të LDK’së.

Edhe të shtunën në garë për Shef të Partisë ishte Fatmir Sejdiu, të cilit nuk iu lejua as të kandidonte pasi s’i kishte marrë gjysmën e votave të delegatëve për të qenë pjesë e procesit.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në opozitë ndërsa ka numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Ka numrin më të madh të komunave nën udhëheqje. Ndërsa, në secilin sondazh del e para.

Isa Mustafa para se të bëhet Shef për herë të tretë i LDK’së ka mbajtur pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ka udhëhequr Kryeqytetin për dy mandate. Ka qenë pjesë e Kabinetit të ish-Presidentit Fatmir Sejdiu. Pasluftës ka qenë pjesë e Bordit të Universitetit të Prishtinës. Para luftës ka mbajtur pozitën e Ministrit të Financave në Qeverinë në Ekzil të udhëhequr nga Bujar Bukoshi. Ka pasur pozitë ekzekutivie edhe në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë përkatësisht në Komunë e Prishtinës.

Vitin e fundit, Mustafa është përballur me probleme shëndetësore, për çka po e vazhdon ende trajtimin në Gjermani.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera