×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vizitës në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, Rutte shkon në Shtëpinë e Bardhë për takim me Trumpin

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

    Atje, zyrtarin e lartë të Aleancës Veri-Atlantike do ta presë presidenti amerikan Donald Trump.

    Kjo vizitë e Rutte vjen dy ditë pas qëndrimit të tij në Kosovë ku pati të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

    Mes tjerash, Rutte në Prishtinë siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe presidenti Donald Trump, mbeten të përkushtuara në KFOR dhe në NATO, njofton Klankosova.tv.

    Ai paraprakisht qëndroi në Bosnjë dhe Hercegovinë ku pati takime me zyrtarë të lartë atje.

    Një ditë më parë, Aleanca Veri- Atlantike ka bërë një përmbledhje të vizitave në Ballkan të shefit të saj, Mark Rutte.

    Në njoftimin e NATO-s u tha se gjatë vizitës së tij, Rutte theksoi se “NATO-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj stabilitetit të këtij rajoni dhe ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës”.

    Po ashtu në njoftim, u dhanë detaje edhe për vizitën në Prishtinë të shefit të organizatës më të madhe ushtarake në botë.

    Në kryeqytetin e Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm udhëhoqi një vizitë të Këshillit të Atlantikut dhe partnerëve kontribuues të trupave në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

    .“NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet tona përkatëse si reagues të sigurisë”, shtoi ai.

    “Zgjidhja që çon drejt paqes afatgjatë është politike; NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian; kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet në pritje dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, duke siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen dhe të mbrohen; për të çuar përpara dialogun, të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të fokusohen në përfitimet afatgjata”, theksoi ai, njoftoi NATO

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.