×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vetëvrasjes mbrëmë në Burgun e Dubravës, KMDLNj ka një kërkesë për Qeverinë

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar se mbrëmë janë informuar se në Burgun e Dubravës, i burgosuri V. H i lindur më 31.08.1991, në Mitrovicë ka bërë vetëvrasje duke e varur veten.

    KMDLNj shpreh shqetësim të thellë për humbjen tragjike të jetës së të burgosuri dhe kërkon hetim për shkaqet që kanë prurë deri te vetëvrasja. Sipas KMDLNj-së, personat e privuar nga liria janë nën përkujdesje dhe mbrojtje të shtetit andaj për KMDLNj-në paraqet shqetësim të madh kjo vetëvrasje sikur edhe vetëvrasjet e mëparshme.

    KMDLNj thotë se shumë herë ka kërkuar që të ndërtohet institucion shëndetësor brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, të angazhohen profesionistë të fushave të nevojshme për trajtim të personave të privuar nga liria në mënyrë që të mos ketë nevojë për dërgim të të burgosurve jashtë burgjeve për trajtim.

    “Qeveria e Kosovës këtë duhet ta trajtojë seriozisht, të ndajë mjete shtesë për këtë çështje. Nëse kjo nuk do të realizohet atëherë , sikur në këtë rast por edhe në rastet tjera do të merremi me reagime në ndërkohë që jeta e personave të privuar nga liria po shndërrohet në shifra apo statistikë”, thuhet në reagim.

    Reagim i KMDLNj – së:

    Mbrëmë në ora 22:59h, KMDLNj është informuar se i burgosuri V. H i lindur më 31.08.1991, në Mitrovicë ka bërë vetëvrasje duke e varur veten.

    I ndjeri ishte pranuar në Burgun e Dubravës më 23.01.2017. Sipas raporteve mjekësore të Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve V. H kishte probleme shëndetësore dhe vazhdimisht është trajtuar, qoftë brenda Burgut të Dubravës ashtu edhe në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës. Në Burgun e Dubravës kishte vizita të rregullta te psikiatri dhe psikologu ndërsa në Institutin e Psikiatrisë Forenzike ka qëndruar gjatë muajit korrik të vitit 2019 ndërsa vizitën e fundit në këtë Institut e kishte më 23.09.2020. Vizitën e fundit te psikiatri i burgut e kishte më 09.09.2020. Në fakt i ndjeri V. H gjatë kontrollit specifikohej që ishte i qetë, nuk ankohej, mohonte se ka për qëllim ta dëmtojë veten dhe ishte rekomanduar ta vazhdojë terapinë e përshkruar nga psikiatri i Burgut.

    KMDLNj shpreh shqetësim të thellë për humbjen tragjike të jetës së të burgosuri dhe kërkon hetim për shkaqet që kanë prurë deri te vetëvrasja. E drejta për jetë është e drejtë elementare e njeriut dhe mbi këtë të drejtë realizohen të gjithë të drejtat tjera. Personat e privuar nga liria janë nën përkujdesje dhe mbrojtje të shtetit andaj për KMDLNj-në paraqet shqetësim të madh kjo vetëvrasje sikur edhe vetëvrasjet e mëparshme.

    Situata e pandemisë e krijuar nga COVID-19 po ndikon shumë tek të burgosurit , nga trajtimi i tyre, realizimi i të drejtave që i garanton LESP-i e sidomos mbrojtja cilësore shëndetësore. Përkundër angazhimit të Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve ky Shërbim nuk ka kapacitete të mjaftueshme profesionale dhe materiale për trajtim të rasteve të rënda sikur ata me diagnozë terciare apo me sëmundje të natyrës mendore sikur që ishte rasti i vetërarit V. H.

    Pandemia , përveç se i ka izoluar të burgosurit brenda institucioneve mbajtëse, në anën tjetër e ka vështirësuar dërgimin e tyre në institucionet shëndetësore jashtë burgjeve e në disa raste edhe e ka pamundësuar.

    Për këtë arsye KMDLNj shumë herë ka kërkuar që të ndërtohet institucion shëndetësor brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, të angazhohen profesionistë të fushave të nevojshme për trajtim të personave të privuar nga liria në mënyrë që të mos ketë nevojë për dërgim të të burgosurve jashtë burgjeve për trajtim. Qeveria e Kosovës këtë duhet ta trajtojë seriozisht, të ndajë mjete shtesë për këtë çështje. Nëse kjo nuk do të realizohet atëherë , sikur në këtë rast por edhe në rastet tjera do të merremi me reagime në ndërkohë që jeta e personave të privuar nga liria po shndërrohet në shifra apo statistikë. Në mungesë të një strategjie parandaluese kundër vetëvrasjeve në burgjet e Kosovës , kryesisht po merremi me pasojat.

    Për KMDLNj-në nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë veprim që e arsyeton mbajtjen e të burgosurve me çrregullime të shëndetit mendor në burg në vend se ai të dërgohet në një institucion përkatës shëndetësor. Dhe kjo paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dy persona janë ankuar në polici se janë kanosur nga një person përmes telefonit. I dyshuari sipas policisë, gjendet jashtë shtetit. Ankuesja...
    Kronika25 Prill 2024
    Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari. Gjatë qëndrimit në Hungari, Maqedonci do të takoj Ministrin e...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.