[wp-story]

Lajme

Pas rasteve të reja me Coronavirus, IKSHPK-ja del me një apel për qytetarët

Pas rasteve të reja me Coronavirus, IKSHPK-ja del me një apel për qytetarët
17:59 | 29 Maj 2020

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar edhe për 12 raste të reja me Coronavirus, si dhe për 9 të shëruar sot, raporton “Front Online”.

Rastet e reja me Coronavirus janë 6 nga komuna e Vushtrrisë, 5 nga komuna e Prizrenit dhe një nga Malisheva.

Pas këtyre rasteve IKSHPK-ja ka apeluar për kujdes dhe për mbajtje të distancës fizike si dhe të maskave.

Apeli i IKSHPK-së:

VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE!
LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 sec!
LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË!
LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!
JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!
LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!

12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera