×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pas raportimit të Front Online, familja Ajvazi bëhet me banesë

    FrontOnline
    29 Prill 2021

    Familja Ajvazi e cila po jetonte në kushte të rënda ekonomike, pas raportimit të Front Online, po bëhet me banesë.

    Kjo familje që jetën e bënte në një barakë afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, falë njerëzve vullnet mirë dhe iniciativës së disa të rinjëve për të mbledhur të holla, tani e tutje do të jetojnë në banesën e tyre në Fushë Kosovë.

    Xhylezare Ajvazi, e gëzuar se festën e Bajramit do ta pres në banesën e re, i falënderon të gjithë ata që i dolën në ndihmë.

    “Faleminderit prej teje shumë, pasha zotin për djalë jam gëzuar se për veti jo, nesër me vdes  unë ku shkon ky, faleminderit shumë në xhenet kanë më shku të gjithë ata që na kanë ndihmuar për banesë. Faleminderit shumë të gjithëve që na kanë ndihmuar,  faleminderit shumë prej atyre që kanë dhuruar  paret, zoti bereqet iu dhashtë”,  tha ajo.

    Ajo thotë se asnjëherë nuk e ka menduar se do të bëhej me banesë edhe pse e kishte parë në ëndërr një gjë të tillë.

    “Nuk më ka shkuar mendja që një ditë do të largohem, një herë kam pa ëndërr se kishe ka ardhur  dikush në  vizitë dhe na ka thënë mos merrni asgjë veç hajdeni, një herë kam pa ëndërr se do të largohem nga këtu ma jo”, u shpreh ajo e emocionuar për Front Online.

    Egzoni, i cili mblidhte hekura për ta siguruar një jetë më të mirë, thotë se nuk ka besuar se një ditë do të bëhet me banesë të re.

    “Po, jam shumë i gëzuar që ma kanë ble banesën, i falënderoj të gjithë që kanë dhanë pare për banesë, Zoti i shpërbleftë të gjithë. Kurrë së kam menduar derisa kanë  ardhur me na tregu që kanë me na ble banesën”, tha Egzoni për Front Online.

    Front Online kishte raportuar ditë më parë për gjendjen e rëndë në të cilën jetonte kjo familje dy anëtarësh. Menjëherë pas raportimit, me iniciativën e disa të rinjve të udhëhequr nga Blend Zymi dhe Blend Sahiti, u siguruan të hollat, 22 mijë euro, dhe kjo familje festën e Bajramit do ta pres në banesën e tyre në Fushë Kosovë.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.