×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas mbylljes së shkollave, fëmijët afganë punojnë në fushat e drogës

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Në provincën Badakhshan të Afganistanit, është rritur numri i fëmijëve që po punojnë në fushat e mbjellura me bimë nga të cilat prodhohet droga. Kjo dukuri ka ardhur si pasojë e mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

    Një fëmijë 10-vjeçar afgan shihet duke punuar në këto fusha me babanë e vet. I pyetur nga gazetari se çfarë bën aty, djaloshi përgjigjet: “Unë mbledh opium.” Më pas, ai pyetet se sa paguhet në ditë për këtë punë dhe përgjigjet: “50 afganë” (rreth 57 centë).

    Si ai janë duke punuar edhe shumë fëmijë të tjerë afganë. Një djalosh tjetër tha: “Unë jam në klasën e gjashtë, por shkollat këto ditë janë mbyllur dhe unë nuk kisha punë. Për këtë arsye, erdha këtu për të mbledhur opium në fushat e fqinjëve. Unë vij nga një familje e varfër. Ne nuk kemi tokë tonën.”

    I pyetur se sa fiton gjatë ditës, djaloshi i paidentifikuar tha: “Unë i mbledh 20 gramë opium dhe i shes për 100 afganë (1.13 dollarë) dhe i shpenzoj për nevojat e përditshme të familjes”, shtoi ai, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

     

     

    Në këto fusha u panë duke punuar edhe disa vajza. “Edhe unë jam në klasën e gjashtë, por për shkak se shkollat janë mbyllur, unë vij këtu me babanë për të mbledhur opium. Ai m’i jep 20 ose 30 gramë në ditë dhe unë e shes”, tha një vajzë.

    Të rriturit thonë se i kultivojnë këto bimë, sepse bimët e tjera nuk sjellin fitim. “Unë jam një njeri i varfër. Nuk kam tjetër mundësi. I sjell këto gra dhe vajza për të më ndihmuar për të mbledhur opium”, tha Saleh Mohammad.

    I pyetur se a frikësohet që fëmijët mund të bëhen të varur nga opiumi, ai tha: “Jo, ata nuk e përdorin atë, vetëm e shesin dhe i marrin të hollat.”

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Kancelari gjerman Olaf Scholz nderoi të ndjerin Henry Kissinger, refugjatin me origjinë gjermane të Luftës së Dytë Botërore, i cili u bë...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Për vdekjen e Henry Kissinger, ka reaguar edhe presidenti rus Vladimir Putin, e cili e quajti Kissinger një burrë shteti të mençur...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Estonia tha të mërkurën se ishte “e përgatitur” të mbyllte kufirin e saj me Rusinë pas një lëvizje të ngjashme nga Finlanda,...
    Të tjera
    Kronika30 Nëntor 2023
    Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit,...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka reaguar në lidhje me synimin për të votuar në lexim të dytë Projektligjin për...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar sot të dhënat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovës ku është...
    Vip30 Nëntor 2023
    Edona James është padyshim personazhi më i komentuar brenda shtëpisë më të famshme. Në një bised me banorët e tjerë Edona përshkruan...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Kryeministri malazez Milojko Spajiq tha se qeveria malazeze vendosi sonte që të shtyjë fillimin e regjistrimit të popullsisë për më 3 dhjetor,...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Më 22 nëntor Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë regjistrimin e popullsisë deri në prill të vitit të ardhshëm....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.