×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas kritikave të shumta, Bosnja hap kamp modern për emigrantët

    FrontOnline
    20 Nëntor 2021

    Një qendër e re për emigrantë, me kapacitet për 1.500 persona, u hap të premten në Bosnjë e Hercegovinë, pas kritikave të ashpra për mënyrën se si shteti ballkanik i trajtoi azilkërkuesit që mundohen të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.

    Kampi i ri “Lipa”, i cili ndodhet në rajonin veriperëndimor, Krajina, zëvendëson një kamp të improvizuar që u shkatërrua nga zjarri në dhjetor të vitit të kaluar, duke lënë qindra emigrantë në të ftohtë, pa strehim, pa ngrohje dhe pa ushqim, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Kampi i ri ndodhet në një zonë të skajshme, ku autoritetet vjeshtën e kaluar kishin dërguar qindra njerëz nga kampet e stërngarkuara që financoheshin nga BE-ja e menaxhoheshin nga OKB-ja në qytezat përreth për shkak të rezistencës së popullsisë vendëse.

    Qendra e re ofron strehim, ushqim, ujë, shërbime sanitare dhe kujdes mjekësor në linjë me standardet ndërkombëtare.

    Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian me ndihmën e qeverive të disa vendeve evropiane veç e veç. Kampi do të menaxhohet nga Shërbimi për Çështje të të Huajve i Bosnjës me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave joqeveritare.

    Që nga kriza evropiane me emigrantë e vitit 2015, Bosnja është bërë rrugë kyçe për emigrantët që synojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Fillimisht, autoritetet boshnjake i lejonin emigrantët që të hyjnë në Kroaci, por kjo e fundit e mbylli kufirin për ta dhe vazhdimisht i dëbonte emigrantët, duke i lënë të ngujuar në Bosnjë.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2024
    Policia spanjolle ka thënë të shtunën se ka arrestuar tre hakerë prorusë, të dyshuar për kryerje të sulmeve kibernetike me qëllime terroriste,...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2024
    Politikania ukrainase e ekstremit të djathtë dhe ish-deputetja, Irina Farion vdiq në spital nga plagët e marra në atentat pasi një sulmues...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2024
    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke bërë thirrje për luftë kundër HIV-it dhe stigmës rreth tij, pak para një konference ndërkombëtare...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...
    Lajme20 Korrik 2024
    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.