×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas konfirmimit të aktakuzës, Nasim Haradinaj nesër paraqitet para Speciales

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

    Me të konfirmuar aktakuzën, Nasim Haradinaj do të paraqitet para Speciales nesër nga ora 15:00.

    “Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    “Paraqitja e parë e z, Haradinaj si i akuzuar do të mbahet të martën, 15 dhjetor 2020, në orën 15:00. Paraqitja e parë e z. Gucati si i akuzuar do të mbahet të premten, 18 dhjetor, në orën 11:00”, vijon njoftimi.

    Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

    Më 25 shtator, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.