×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Haxhi Shalës, largohet edhe një asamblist nga Nisma Socialdemokrate

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Pas largimit të deputetit Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate, ka ardhur edhe një dorëheqje tjetër.

    Këtë herë është asamblisti i Kuvendit Komunal në Malishevë, Luan Kryeziu i cili ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e tij politike duke thënë se rrugëtimin do ta vazhdojë së bashku me Haxhi Shalën.

    Njoftimi i Kryeziut:

    Të dashur miq, shok, familjar dhe ju aktivistë shumë të respektuar, dua të j’u njoftojë që sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia politike që përfaqësoj në Nismën Socialdemokrate.
    Besimin e qytetarëve që m’a kanë dhënë do t’a ruaj dhe do të vazhdoj fuqishëm të jem zëri i tyre në Kuvendin Komunal të Malishevës, vendimi im për të dhënë dorëheqje nga funksionet e Nismës Socialdemokrate nuk erdhi rastësisht, por ka një kohë të gjatë që kjo parti nuk respekton anëtarësinë e saj dhe kontributdhënësit e saj real. Rrugëtimi im në këtë subjekt është që nga themelimi i saj, nga viti 2013 dhe me gjithë potencialin tim dhe shumë bashkëpunëtorëve u munduam që t’a ndërtojmë një strukturë sa më të fuqishme politike, mirëpo tani ky subjekt ka humbur rrugën në drejtim të cilës jemi zotuar që do të shkojmë.
    Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shala i cili çdoherë ishte zëri im si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë, aktiviteti ynë politik tani e tutje do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila n’a ka dhënë hapësirë të gjerë në veprimtarinë tonë politike.

    N’a prift e mbara!

    Me respekt: Luan Kryeziu.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson. Zemaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Vip19 Prill 2024
    Skena e “Big Brother VIP Kosova 1” duket të mos i ketë mjaftuar për të shuar debatet mes konkurrentëve, pasi reperi i...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Sport19 Prill 2024
    Pas Fabio Cannavaros, ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” si i ftuar special nga FSHF ka mbajtur një leksion për kursanët...
    Sport19 Prill 2024
    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.