×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas rrahjes për vdekje të një afro-amerikani nga policia, shpërthejnë protestat në SHBA

    FrontOnline
    29 Janar 2023

    Pas publikimit të videove të vrasjes së Tire Nichols nga pesë oficerë policie në Memphis kanë shpërthyer menjëherë protestat në shumë qytete të SHBA-së.

    Në New York dhjetëra njerëz u mblodhën në Times Square dhe sipas raportimeve të mediave, pati përleshje mes policisë dhe protestuesve, të cilat përfunduan me disa arrestime.

    Një video që është bërë virale në mediat sociale tregon një protestues duke u ngjitur në një makine policie dhe duke shkelmuar xhamin e përparmë përpara se oficerët të ndërhynin.

    Në Uashington, shumë protestues u mblodhën në Lafayette Park, pranë Black Lives Matter Plaza, ndërsa në Boston ata marshuan përgjatë rrugës Tremont, duke krijuar probleme për trafikun e qytetit. Protestat raportohen gjithashtu në Sacramento, San Francisko, Atlanta, Asheville, Filadelfia, Providence dhe Dallas.

    Autoritetet e Memphisit kanë publikuar videon që tregon arrestimin e 29-vjeçarit afro-amerikan Tire Nichols pas një kontrolli në rrugë dhe përplasjes së dhunshme që çoi në vdekjen e tij. I riu vdiq tri ditë më vonë nga pasojat e rrahjeve.

    Oficerët e policisë, që ishin të gjithë afrikano-amerikanë, u akuzuan të enjten për vrasje të shkallës së dytë dhe disa akuza të tjera penale. Të gjithë oficerët janë shkarkuar.

    Duke folur të premten nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Joe Biden tha se ishte “shumë i shqetësuar” për mundësinë e dhunës pas publikimit të filmimeve.

    Ai tha se pati biseduar me nënën e Nichols dhe se do t’i bëjë thirrje Kongresit të miratojë legjislacion për t’iu kundërvënë dhunës nga policia./FrontOnline/

     

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Policia e Korçës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Drenovë të Korçës....
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bashkimi Evropian është pajtuar për të shtuar sanksionet mbi prodhuesit iranianë të dronëve dhe raketave. Lëvizja pritet që të pasojë pas sulmit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u është drejtuar liderëve të BE-së, duke u thënë atyre se duhet të bëjnë më shumë. Zelensky u...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është pritur në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me...
    Kronika18 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi që i njëjti më 10 prill dyshohet se kishte sulmuar një person të cilit...
    Kronika18 Prill 2024
    Tre të dyshuar janë arrestuar dje në Ferizaj, pasi në veturën e tyre policia gjeti kokainë, marihuanë, letra mbështjellëse dhe grinder për...
    Kronika18 Prill 2024
    Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara. Sipas raportit policor, me vendim të...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheq ka vendosur që për herë të...
    Kronika18 Prill 2024
    Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovare, dyshohet se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.