×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas deklarates së Haradinajt për bashkim me Shqipëri, reagon zyrtarisht edhe Rusia

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ditë më parë ka paralajmëruar një referendum për bashkim me Shqipërinë, nëse nuk plotësohen pikat që iu janë premtuar Kosovës tash e sa kohë, e që kanë mbetur tema të hapura.

    Deklaratat e liderit të AAK-së, kanë bërë që të ketë reagime edhe nga Rusia. Ministria e jashtme e Rusisë ka lëshuar një kumtesën të cilën dënon kërcënimin dhe shantazhin e si thuhet “propagandës së ideologjisë shqiptaro-madhe që përbën kërcënim për integritetin territorial”.

    Ky reagim erdhi si reagim në deklaratën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj se do iniciojë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, shkruan “B92”.

    “Kjo është edhe një në serinë e provokimeve të nxitura nga propaganda shqiptaro-madhe, që kohëve të fundit është gjithnjë më intensive që shpërndahet në regjion dhe që përbën kërcënim direkt në integritetin territorial të shteteve në Ballkan. Shantazhi politik është i palejueshëm, pikërisht kjo është thirrje për ndryshim të kufijve në regjion”, thuhet në kumtesë.

    Ministria e jashtme ruse ndjen keqardhje që nuk ka pasur reagim të qartë në këtë provokim nga BE, që ka mandat të ndërmjetësuesit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

    “Duhet të përkujtojmë të gjithë se zgjidhja e përhershme dhe stabile për Kosovën mund të vjen vetëm përmes bisedimeve në tavolinë me kusht të respektimit të drejtës ndërkombëtare duke u mbështetur në rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, kumtoi ministria ruse.

    Kujtojmë se pas kësaj deklarate të Ramush Haradinajt, ka pasur reagime të menjëhershme edhe nga president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.