×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas deklaratave të Grenell flet Daçiq: Ne e ndalim fushatën kundër Kosovës, nëse ajo ndal fushatën për njohje dhe anëtarësim në organizata

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ministri i Punëve të Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia mund të ndalojë përkohësisht fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, vetëm nëse Kosova ndalon fushatën për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke shtuar se problemi është se “ne asgjë nuk i besojmë shqiptarëve dhe Prishtinës”.

    Sipas mediave serbe, këtë deklaratë shefi i diplomacisë serbe e ka bërë duke komentuar njoftimin e sotëm të emëruarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku ai deklaroi se ka marrë garanci nga Beogradi se do të ndalojë përkohësisht fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, kurse nga Prishtina që të pushojë kërkesat e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.Daçiç thekson se ky ishte pozicioni i Serbisë vite më parë.

    “Nëse është e vërtetë ajo që e dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan, Richard Grenell postoi në Twitter, kjo do të thotë se ai mori garanci nga Prishtina se do të ndalojë fushatën për njohjen e Kosovës dhe kërkesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, dhe ky ishte pozicioni i Serbisë, i prezantuar vite më parë nga presidenti Aleksandar Vuçiq”, tha Daçi, transmeton Telegrafi.

    E konfirmon Grenell: Më 27 qershor Kosova dhe Serbia takohen në Washington për dialogun

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mediet italiane kanë publikuar pamjet pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi natën e 7 dhjetorit në, në Portugero pranë Venecias, ku...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mijëra peshq të ngordhur janë parë në një plazh në Japoninë veriore. Peshku, i përbërë kryesisht nga sardele dhe pak skumbri, u...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Adoleshenti, Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për vrasjen e katër shokëve të klasës dhe plagosjes...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.