×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas atij në Gjilan, a mund të ketë tërmete më të fuqishme në Kosovë?

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Gjatë pasdites së sotme një tërmet ka goditur rajonin e Gjilanit. Seizmiologu Shemsi Mustafa ka dhënë detaje.

    Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.

    “Ky termet na tregon që edhe në të kaluarën kjo zonë është goditur nga tërmetet, goditet edhe tani por edhe në të ardhmen mund të goditet sepse në vitin 2002 ishte pikërisht kjo zona që gjeneroi një tërmet të fuqishëm me 5.7 shkallë të Rihterit”, thotë Mustafa për Dukagjinin.

    “Bazuar në studimet, bazuar në katalogun historik, bazuar në topografinë, bazuar në tektonikën dhe projektin e fundit apo studimin e fundit që është bërë, tregon që kjo zonë mund të ketë tërmete edhe të fuqisë më të madhe”, tha Mustafa.

    “Duke u bazuar në studimet më të vonshme që janë bërë në harmonizimin e rrezikut sizmik në, këtë zonë e përshkruan një shkëputje tektonike që është aktive dhe mund të gjenerojë tërmete me një magnitudë maksimale deri 6.5 shkallë të Rihterit. Ky është një parametër me shumë rëndësi për ndërtuesit e asaj zone sepse çdo ndërtim që bëhet duhet të jetë i qëndrueshëm ndaj një tërmeti të mundshëm”, theksoi ai.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Lajme28 Mars 2024
    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Prishtina dy net më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ku si...
    Lajme28 Mars 2024
    Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës,...
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Lajme27 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.