[wp-story]

Lajme

Pas arrestimit të Ikballe Berisha Hudutit – reagon profesori amerikan

Pas arrestimit të Ikballe Berisha Hudutit – reagon profesori amerikan
23:51 | 10 Janar 2020

“Në qoftëse ajo nuk ka lidhje me organizatat e njohura terroriste, nuk mund të dërgoni njerëz në burg vetëm për shprehje të mendimit”.

 

Profesori amerikan i cili është edhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, Alon Ben Meir, ka reaguar pasi autoritetet kosovare kanë arrestuar Ikballe Berisha Hudutin.

Huduti është arrestuar dhe nga Policia e Kosovës pasi ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Asaj tani i është caktuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.

Ndërsa profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka thënë se Ikballe Berisha Huduti duhet të burgoset vetëm nëse del se është e lidhur me organizatat terroriste.

Sipas tij, nuk duhet të dërgohen njerëz në paraburgim vetëm për shprehje të mendimit.

“Ikballe Berisha Huduti, një themeluese e një organizate pro-islamike në Kosovë, është arrestuar pasi kritikoi Shtetet e Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimanit. Në qoftëse ajo nuk ka lidhje me organizatat e njohura terroriste, nuk mund të dërgoni njerëz në burg vetëm për shprehje të mendimit”./Front Online/

 

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera