×
  • Sport
  • Sport

    Pas ardhjes së trajnerit boshnjak, Prishtina bëhet lajm në Bosnje e Hercegovinë

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Klubi më i madh në vend, Prishtina ka konfirmuar mbrëmë zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri, i cili do ta zëvendësojë Zekirija Rmadanin e shkarkuar.

    Prishtina ka vendosur që t’ia besojë punën trajnerit të mirënjohur nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakoviq, shkruan FrontOnline.

    Ardhja e trajnerit boshnjak te Prishtina, ka bërë jehonë të madhe edhe në Bosnje.

    “Ibrakoviq ka një klub të ri, ai po largohet nga Austria. Ibrakoviq do të marrë Prishtinën nga Kosova”, thuhet në fillim të artikullit të publikuar nga “reprezentacija.ba”.

    Ibrakoviq mori Kapfenbergun në gusht të vitit të kaluar dhe drejtoi ekipin në 51 ndeshje.

    Ai ka regjistruar 19 fitore, shtatë barazime dhe 25 humbje.

    Trajneri boshnjak ka nënshkruar kontratë të re me Prishtinën, e cila është në vendin e gjashtë pas 13 xhirove të Superligës së Kosovës./FrontOnline/

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Sport13 Korrik 2024
    Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shprehur besimin e tij të plotë në skuadrën e tij dhe ka theksuar se...
    Sport13 Korrik 2024
    Deputetë e zyrtarë të partisë në pushtet, Vetëvendosje, e asaj opozitare, PDK, janë bashkuar sonte për një ndeshje futbolli. Kundërshtarët në politikë,...
    Sport13 Korrik 2024
    Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës, duke qenë prurja më e re në mesfushën dardane. Letra...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.