×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas aksidentit tragjik, shoferi i famshëm kroat zbulon një “hile” që shpëton jetë kur lodheni pas timonit

    FrontOnline
    27 Korrik 2021

    Aksidenti tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë, e ka bërë shoferin e famshëm kroat, Juraj Sebalj, që t’u tregojë shoferëve se si të shpëtojnë jetën e tyre dhe të tjerëve, kur ndihen të lodhur pas timonit, raporton Express.

    Ai u ka bërë apel shoferëve që kurdo që ndihen të lodhur, të pushojnë.

    “Kur bëhet fjalë për lodhjen, s’ka heronj, nuk ka trima dhe askush nuk është supernjeri. Njerëzit më së shpeshti gabojnë kur mendojnë se do të humbasin disa orë. Sakrifikoni 20 minuta dhe pushoni kudo që të shkoni”, shkroi Šebalj në Facebook me një video në të cilën ai zbuloi një “hile”, se si të freskoheni gjatë vozitjes.

    Sipas Sebalj, 15-20 minuta gjumë janë të mjaftueshëm, derisa apelon te shoferët që të mos flejnë më gjatë sepse mund të hyjnë në një fazë të gjumit të thellë.

    Ai sugjeron shoferët edhe që të dalin e të shëtisin.

    “Kafeja dhe pijet energjike janë një zgjidhje kimike e problemit, megjithatë në një periudhë afatshkurtër. Lodhja nuk zgjidhet nga kimia, por nga biologjia “, fillon Zebalj dhe zbulon se problemi mund të zgjidhet vetëm duke fjetur. “15 deri në 20 minuta gjumë janë të mjaftueshme”, shpjegon Šebalj dhe shton se është një i ashtuquajtur gjumë i shkurtër.

    “Mos flini më gjatë sepse do të hyni në një fazë të gjumit të thellë dhe do të zgjoheni të lodhur. Mos u mashtroni, mos flini më shumë se 15 minuta, nuk duhet të shkoni në një gjumë të thellë. Dilni dhe shëtisni”, tha shoferi me përvojë.

    Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 40 të tjerë.

    Sipas gazetës kroate Jutarnji.hr, autobusi vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro. Sipas Doganës kjo arritje paraqet një rritje të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.