[wp-story]

Bota/Rajoni

Pas 8 vjetësh/ Udhëheqësi suprem i Iranit do udhëheqë ritin fetar të Faljes së Xhumasë

Pas 8 vjetësh/ Udhëheqësi suprem i Iranit do udhëheqë ritin fetar të Faljes së Xhumasë
12:31 | 17 Janar 2020

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të udhëheqë sot faljen e xhumasë në Teheren – për herë të parë në tetë vjet. Një veprim i tillë vjen në kohën kur Irani është përfshirë nga protestat anti-qeveritare, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas nga ushtria iraniane, javën e kaluar.

Udhëheqja e Iranit është nën presion edhe për rënien e madhe ekonomike, për shkak të sanksioneve amerikane. Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar.

Por, ai po ashtu i bëri thirrje ushtrisë që të japë llogari të plotë për mënyrën se si e rrëzoi avionin. Avioni i Ukrainës ka qenë duke udhëtuar nga Teherani për në Kiev dhe është rrëzuar menjëherë pas nisjes, më 8 janar. Të 176 pasagjerët në bord kanë humbur jetën.

Atoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë, por pas rritjes së presionit ndërkombëtar e kanë pranuar. Disa orë para rrëzimit të avionit, ushtria iraniane ka sulmuar bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një komandanti të saj në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera