×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në SHBA bëhet brenda Kapitolit

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Për herë të parë që prej 40 vjetësh inaugurimi i një presidenti amerikan do të bëhet brenda Kapitolit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta bëjë betimin të hënën në ambjentin e mbyllur për shkak të temperaturave tepër të ulëta. Çdo ceremoni inaugurimi presidencial në Uashington ka të veçantat e veta, por këtë vit siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti ai do të jetë vërtet ndryshe.

    Orkestra e Marinsave ka interpretuar në çdo inaugurim që nga viti 1801. Por këtë herë, anëtarëve të saj nuk do t’u duhet të shqetësohen se mos instrumentat e tyre ngrijnë, sepse inaugurimi do të mbahet brenda Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për shkak të temperaturave të acarta.

    Janë tingujt e tyre që do të shoqërojnë këngën “America the Beautiful” dhe menjëherë pasi Donald Trump të bëjë betimin si president këngën “Hail to the Chief”, interpretuar të dyja nga Carrie Underwood.

    “Edhe pse është hera ime e shtatë, çdo herë është e veçantë. Është pak surreale që jam pjesë e një cope historie dhe që ne jemi të pranishëm në këtë ngjarje madhore jo vetëm për Amerikën, por për gjithë botën. Pra, mund të duken të gjitha njësoj, por nuk janë kurrë të njëjta”, thotë rreshtesi Leslye Barrett i Orkestrës së Marinsave.

    Dhe këtë herë do të jetë vërtet ndryshe. Hera e fundit që temperaturat e ftohta zhvendosën ceremoninë në ambiente të mbyllura ishte viti 1985, kur Ronald Reagan bëri betimin për mandatin e tij të dytë.

    Përgatitjet për pjesëmarrjen e vizitorëve me bileta filluan më shumë se një muaj më parë, përfshirë ndërtimin e një platforme në Kapitol, ndërtimin e stendave të paradës dhe 48 kilometra barriera përgjatë trotuarëve, më shumë se në çdo inaugurim të mëparshëm.

    Mijëra vetë mund të vijnë gjithsesi në Uashington për të ndjekur ceremoninë, mes tyre Zander Goss dhe Olivia Connelly.

    “Nuk kam qenë kurrë më parë. Jam e re në Uashington dhe është moment i mirë”, thotë Olivia.

    “Nëna ime ishte nëntë muajshe shtatzënë me mua në inaugurimin e Xhorxh Bushit, katër ditë para se unë të lindja, kështu që teknikisht është ndoshta inaugurimi im i dytë”, thotë Zander.

    E hëna nderon traditën demokratike, pavarësisht polarizimit të zgjedhjeve.

    “Është një shembull për amerikanët dhe për botën që kemi një tranzicion dhe një qeveri të re”, thotë Anita McBride, e cila ka punuar për katër administrata në Shtëpinë e Bardhë.

    Pas betimit, presidenti zakonisht kalon me limuzinën e tij në një paradë dhe më pas del prej saj për të ecur në këmbë deri në Shtëpinë e Bardhë.

    Por në këtë inaugurim, zoti Trump që sapo do të ketë bërë betimin do të shfaqet më pak se tre kilometra larg Kapitolit në një pallat sporti dhe koncertesh me kapacitet 20,000 persona.

    Historia do ta kujtojë këtë inaugurim të dytë të zotit Trump, me një pamje të ndryshme nga ai i pari./ VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    0 persona janë arrestuar në Tiranës. Aksioni u zhvillua mëngjesin e sotëm në disa zona të kryeqytetit shqiptar, nga agjentët e Antidrogës,...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Kryeministri shqiptar Edi Rama iu rikthye edhe njëherë SPAK dhe zhvillimeve të fundit. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, SPAK tashmë e ka...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    ShBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë – diskutimet e para ballë për ballë midis...
    Të tjera
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Vlashnje të Prizrenit dje është arrestuar një person pasi raportohet se me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor. Bëhet e ditur...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Të hënën një grua në Suharekë ka njoftuar policinë se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 14.02.2025 në mesditë dhe...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se numrimi i vendvotimive janë votuar deri në 70%. Ndërkaq ai ka...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjyqtari ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.