×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas 3 vitesh mungesë, Shqipëria sërish ka Gjykatë Kushtetuese

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Nga sot Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi presidenti Ilir Meta emëroi gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon.

    Dje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi kreut të shtetit dy kandidatura, përkatësisht të Kalos dhe atë të Aleksandër Tomës.

    Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

    Emërimi i Kalos nga Presidenti vjen pasi dje është betuar Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar, raporton TopChannel.

    Vendimmarrja në Gjykatën Kushtetuese bëhet me një kuorum prej 6 anëtarësh ndërkohë që duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.

    Përveç Kalos e Binaj, Gjykata Kushtetuese ka edhe katër anëtarë të tjerë si Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

    “Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që: Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dinarë (469.47 euro) nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë. Arsyeja e...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se të paktën 33 mijë e 970 palestinezë janë vrarë tani nga Izraeli në Gaza....
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës gjykata e këtij qyteti ka vendosur sekuestro ndaj pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ago Gjolaj. Në...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    E gjithë kjo ka nisur nga një krahasim i bërë mes dy formateve ‘BBVK’ dhe ‘ BBVA’nga Julian Deda por pa tendencë....
    Lajme18 Prill 2024
    Komanda e Forcave Tokësore (KFT) e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot priti në vizitë Pedagogët dhe Kursantët e Komandës dhe Shtabit...
    Vip18 Prill 2024
    Gjatë mëngjesit të sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, një incident i vogël ndodhi midis dy banoreve, Erjolës dhe Eglës, duke...
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtori i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se veprimet e Serbisë për të eskaluar situatën po bëhen me qëllim që të...
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.H.,...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.