[wp-story]

Bota/Rajoni

Pas 100 vjetësh gratë dhe burrat do të jenë të barabartë

Pas 100 vjetësh gratë dhe burrat do të jenë të barabartë
10:45 | 17 Dhjetor 2019

Në listën e këtij viti për barazi gjinore prijnë: Islanda, Norvegjia dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë: Pakistani, Iraku dhe Jemeni.

Hendeku midis burrave dhe grave, i matur në aspektin e ndikimit politik, përfitimit ekonomik,  shëndetit dhe arsimit, është ngushtuar gjatë vitit të kaluar, por do të kalojë edhe një shekull tjetër për tu zhdukur, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Raporti parashikon se do të duhen edhe 99.5 vjet që gratë të jenë në pozitë të barabartë me burrat, megjithëse gratë morën role udhëheqëse të profilit të lartë në Bankën Qendrore Evropiane dhe Bankën Botërore, dhe në krye të disa vendeve përfshirë Finlandën, Gjermaninë dhe Zelandën e Re.

Vitin e kaluar, ky parashikim ka qenë për 107.5 vjet, shkruan BBC.

Sipas raportit, gratë janë duke mbyllur hendekun gjinor në fusha të tilla si: politika, shëndetësia dhe arsimi.

Por, pabarazia gjinore po përkeqësohet në vendet e punës, pavarësisht kërkesave në rritje për trajtim të barabartë, theksohet në raport.

Gratë në të gjithë botën fitojnë mesatarisht 40 për qind më pak se burrat, për punë të ngjashme në pozita të ngjashme, përcjell Periskopi.

Forumi Ekonomik Botëror, ndodhet me seli në Zvicër dhe  monitoron pabarazitë midis gjinive në 153 vende të botës.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera