×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë shprehën të gatshme për zgjedhje por vetëm Vetëvendosje kërkon të mbahen

    FrontOnline
    11 Tetor 2020

    Partitë parlamentare shqiptare po shprehën se janë të gatshme për organizimin e zgjedhjeve të reja, por vetëm Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që ato të mbahen. Në partitë në pushtet, LDK e AAK, thonë se do të vazhdojnë qeverisjen, por nëse krijohen rrethanat i kanë të përgatitura strukturat për zgjedhje. Ndërsa në PDK, përkundër gatishmërisë shprehën se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme.

    Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri thotë se ka shumë arsye pse në këtë kohë nuk duhet të shkohet në zgjedhje, por nëse duhet të vijë në atë pikë, partia e tij është e gatshme.

    Beqiri: Jemi të gatshëm, por janë shumë arsye që mendojmë se s’ka nevojë për zgjedhje

    Patjetër që ne jemi të gatshëm, por janë shumë arsye që mendojmë që nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje. Jo nga fakti që ne udhëheqim qeverinë dhe jemi në pushtet, por jemi të bindur që shumë zhvillime janë të natyrës që procesi zgjedhor nuk do t’i ndihmonte, por sa i përket gatishmërisë nuk diskutohet se LDK-ja është gjithmonë e gatshme, por besojmë që do të arrijmë edhe më tej të qeverisim dhe të ketë një qeverisje stabile dhe për të ardhmen nuk mund të parashikojë”, u shpreh Beqiri.

    Në linjë të njëjtë me Beqirin është edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila thotë se përderisa nuk ka qarje të koalicionit, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Ajo thekson se vazhdimisht janë duke punuar me strukturat dhe elektoratin për të qenë gjithmonë në gatishmëri.

    Kadrijaj: Aleanca është e gatshme për zgjedhje të reja

    “Koalicioni po funksionon nuk e kemi ndonjë qarje të koalicionit, por nëse sjellën rrethanat që duhet të shkojmë në zgjedhje, Aleanca punon vazhdimisht me strukturat e veta. Jemi në kontakt me elektoratin, strukturat dhe jemi të gatshëm për procesin zgjedhor nëse vinë rrethanat që të shkojmë në zgjedhje….në këto rrethana është një koalicion stabil, nëse kemi një koalicion stabil është e pakuptim të shkohet në zgjedhje, por në cilëndo rrethanë Aleanca është e gatshme për zgjedhje të reja”, u shpreh Kadrijaj.

    Kundër zgjedhjeve të reja për KosovaPress u shpreh edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, por i cili thotë se për një proces të tillë janë gjithmonë të gatshëm.

    Hoxhaj: Cili do të ishte synimi i zgjedhjeve të parakohshme

    PDK-ja çdo herë është e gatshme sidomos kur është në opozitë për të reja dhe parakohshme. Problemi është se cili do të ishte synimi i zgjedhjeve të parakohshme politikisht. Unë mendoj që krejt çka duhet të bëjmë është të përgatitemi për zgjedhje lokale në vitin 2021”, thotë Hoxhaj.

    Por pavarësisht këtyre, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke shprehur gatishmërinë për zgjedhje të reja, thotë se po punojnë me ngulm të “heqin qafe” qeverinë Hoti, që sipas saj, po e rrezikon Kosovën.

    Haxhiu: Do të punojmë me ngulm ta heqim qafe këtë qeveri që po e rrezikon Kosovën

    Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, nuk e ka as mbështetjen nga Kuvendi i Kosovës, duke pasur parasysh se nuk i ka as 61 deputetë që e mbështesin…ka mungesë të legjitimitetit edhe pse nuk përfaqëson vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Prandaj në këto rrethana nuk është se do të shfrytëzojmë ndonjë situatë, por do të punojmë me ngulm dhe do të kemi angazhim të madh për të hekur qafe këtë qeveri që po e rrezikon jashtëzakonisht Republikën e Kosovës”, thotë ajo për KosovaPress.

    Pikërisht një vit më parë në Kosovë janë organizuar zgjedhjet e parakohshme.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.