[wp-story]

Lajme

Partitë serbe në garë të ashpër për votat e serbëve të Kosovës

Partitë serbe në garë të ashpër për votat e serbëve të Kosovës
13:12 | 25 Shtator 2019

Në pjesën veriore të Kosovës u paraqitën materiale të shumta të Listës Serbe, dhe qyteti përsëri duket si në maj të këtij viti kur ishte fushata për zgjedhje për kryetarët e komunave. Këtë herë, materialet propaganduese të Listës Serbe nuk e theksojnë vetëm një person, por fokusi i fushatës është në numrin 135 dhe titullin Lista Serbe, shkruan KoSSev.

Njëkohësisht, fushatën në veri të Kosovës ka filluar edhe Koalicioni Liria. Në plan të parë është kandidatja e pavarur e këtij koalicioni Rada Trajkoviq, e cila e vizitoi vendin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Me këtë akt Koalicioni Liria kërkon në emër të gjithë qytetarëve përgjigje definitive në pyetje se kush ka thënë – hiqeni qafe, kush ka urdhëruar vrasjen politike të Oliver Ivanoviqit. Nuk lejojmë që të harrohet, nuk lejojmë që më kurrë dhe askujt të ndodh të paguaj me jetë luftën për një shoqëri të rregulluar”, ka pretenduar ajo.

Trajkoviq në fillim të adresimit ka kërkuar falje nga familja Ivanoviq për të cilën thotë se ka kundërshtuar përdorimin e emrit të tij në fushatën parazgjedhore. Përsëri i ka kritikuar autoritetet serbe për shkak të ngadalësimit të hetimit dhe mbrojtjes së personave të cilat organet kosovare të hetuesisë po i akuzojnë për vrasje të Ivanoviqit.

“Ata duhet të kuptojnë, Oliveri, pas vrasjes, nuk është më vetëm i tyre. Oliveri është i gjithë njerëzve të cilët e urrejnë krimin dhe kërkojnë drejtësi dhe liri”, ka thënë kandidatja e Koaliconit Liria.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera