[wp-story]

Lajme

Partitë e pakicave i dorëzojnë listat në KQZ, Lista Serbe garon me 17 kandidatë

Partitë e pakicave i dorëzojnë listat në KQZ, Lista Serbe garon me 17 kandidatë
18:10 | 06 Shtator 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se partitë që përfaqësojnë pakicat në Kosovë kanë dorëzuar listat e tyre me kandidatët për deputetë.

Lista Serbe e Goran Rakiqit në këto zgjedhje do të garojë me 17 kandidatë për deputetë, ndërkohë në njoftimin e KQZ’së tregohet edhe për numrin kandidatëve të partive të tjera.

Vendimin për të marrë pjesë në këto zgjedhje, “Lista Serbe” e ka marrë pas konsultimeve që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Njoftimi i plotë i KQZ’së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 7 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

1.            Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;

2.            Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;

3.            Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;

4.            Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;

5.            Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;

6.            Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;

7.            Nova Demokratska Stanka  (NDS) – 60  kandidatë për deputetë;

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera