×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia Liberale Egjiptiane reagon për rastet në Gjakovë dhe Prizren

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Subjekti Politik “Partia Liberale Egjiptiane- PLE”, thotë se me shqetësim ka marrë informat nga mediat lidhur me refuzimin për t’i shërbyer pjesëtarëve të komunitetit egjiptian nga një lokalet afariste në Gjakovë. Gjithashtu, kjo parti e cilëson si të papranueshëm edhe siç thotë “sulmin fizik që ndodhi dje ndaj disa personave të komunitetit rom në Prizren nga ana e pjesëtarëve të sigurimit fizik”.

    “PLE thekson se ngjarjet si këto janë të shëmtuara dhe ndikojnë jashtëzakonisht keq në përpjekjet në integrimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Ato si të tilla janë sinjale që institucionet shtetërore duhet akoma më shumë të bëjnë në mbrojtjen dhe lirine e të drejtave të njeriut në Kosovë, në fokus të vecantë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

    Për më tepër, Subjekti Politik PLE inkurajon që rastet e tilla të raportohen sa më shumë nga komunitetet joshumicë. Të tilla veprime të shëmtuara derivojnë nga diskriminimi sistematik insitucional që i bëhet komuniteteve joshumicë tash e sa kohë dhe poqëse këto komunitete të ishin më të përfaqësuara në institucione vendim-marrëse të drejtësisë, potencialisht edhe luftimi i dukurive të tilla negative do të ishte më efikase. Subjekti Politik PLE thekson se edhe pse në institucione qeveritare dhe në Parlament të Republikës së Kosovës kemi përfaqësues të komuniteteve joshumicë por për fat të keq reagimet e tyre janë sipërfaqësore, me apele dhe aq më keq, disa nga këta përfaqësues janë duke “përkëdhelë” keqbërësit e veprimeve të tilla të shëmtuara. Të tillë përfaqësues janë pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe meqenëse kanë pozicione të larta në hierarkinë shtetërore, ata kanë manifestuar dobësi të jashtëzakonshme të lidershipit dhe të mbro MMjtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë.

    Subjekti Politik PLE, u bënë thirrjeve autoriteteve kompetente shtetërore, Policisë së Kosovës, Prokurorit të Shtetit, organeve gjyqësore dhe Institucionit të Avokatit të Popullit  që urgjentisht të hetojnë dhe të marrin masa adekuate kundër keqbërësve, duke i vënë ata përballë drejtësisë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen raste të tilla diskriminuese dhe të bazuara në pikëpamje racore kurse nga komunitetet joshumicë në Kosovë kërkojmë të përmbahen me maturi dhe ta ruajnë qetësinë, virtyte këto që i kemi kultivuar tash e sa kohë”, thuhet në reagimin e partisë.

    Për këtë rastin në Gjakovë ka folur për Gazetën Express një dëshmitar nga vendi i ngjarjes dhe një nga pronarët e lokalit, në të cilin pretendohet se ka ndodhur rasti.

    Dëshmitari pretendon se ishte në lokal me gruan dhe vajzën e tij kur një grup të rinjsh nga komuniteti egjiptian nuk u lejuan të qëndronin në lokal. Por nga lokali mohojnë se ka ndodhur një gjë e tillë, sipas tyre, ky lokal shërben gjithnjë komunitetet.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Kronika19 Korrik 2024
    Një person është gjetur i vdekur në Podujevë. Policia bën me dije përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot pret në takim homologen e saj nga Japonia, Yoko Kamikawa. Takimi mbahet...
    Kronika19 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Zveçan. Sipas raportuesit, persona të panjohur kanë nxjerrë nga objekti dy...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2024
    Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se vrasja e policit serb, nga i...
    Opinione19 Korrik 2024
    Nga Janusz Bugajski: Kremlini i Putinit po shfaq gjithnjë e më shumë shenja frike për sa i përket luftës së tij kundër...
    Lifestyle19 Korrik 2024
    Gjatë ditëve të ftohta, të gjithë përballemi me dhimbje të fytit. Në vend që të marrim ilaçe që zvogëlojnë imunitetin natyror të...
    Lifestyle19 Korrik 2024
    Dashi Mos u përfshini shumë nga ankthi, pasi në të kundërt rrezikohet që tensionet t’iu shpërqendrojnë. Parashikohet një e premte mjaft e...
    Vip19 Korrik 2024
    Duket se rrjeti nuk do të bjerë në qetësi deri sa Arbana Osmani ta konfirmojë vetë se në cilin televizion do ta...
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.