[wp-story]

Bota/Rajoni

Partia e Ivanoviqit i reagon Trajkoviqit: Mos e përdorni emrin e tij në fushatë

Partia e Ivanoviqit i reagon Trajkoviqit: Mos e përdorni emrin e tij në fushatë
15:35 | 25 Shtator 2019

Anëtarja e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq e nisi fushatën zgjedhore nga vendi ku u vra kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq në janar të 2018-ës nga ku e akuzoi Serbinë për siç tha “mbrojtjen e kriminelëve”.

Ndaj Trajkoviq reaguan Ksenija Bozhoviq dhe Dushan Milunoviq, anëtarë të Iniciativës Qytetare SDP me porosinë që të mos përdoret emri i Ivanoviqit në fushatë.

“Fushata zgjedhore mund të kishte filluar para institucioneve të ngarkuara për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, jo përpara pllakës përkujtimore ku u vra Oliveri’, thuhet në mesazhin e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera