×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Parlamenti i Malit të Zi nis debatin për kabinetin e ri, votimi pritet më 4 dhjetor

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Parlamenti i Malit të Zi ka nisur debatin për kabinetin e mandatarit për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, qeveria e parë në tri dekada që nuk do të drejtohet nga Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq.

    Seanca në këtë temë, që ka nisur sot, pritet të rezultojë me votim të qeverisë së re më 4 dhjetor.

    Krivokapiq është duke drejtuar një koalicion me qëllimin e vetëm të largimit të Gjukanoviqit dhe partisë së tij nga pushteti.

    Ai ka thënë se prioritetet e tij të kabinetit pro-serb janë ekonomia, luftimi i koronavirusit dhe “sundimi i vërtetë i ligjit”.

    Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë pjesë e shtetit të njëjtë përpara referendumit të mbajtur më 2006, që ka bërë Malin e Zi shtet të pavarur.

    Teksa i është adresuar parlamentit më 1 dhjetor, Krivokapiq është zotuar për miratim të ligjeve që do të shënjestronin zyrtarë të korruptuar dhe për shfuqizimin e atyre që janë përshtatur “për interesat partiake dhe kundër interesave të qytetarëve”.

    Krivokapiq po ashtu ka thënë se do t’i japë “prioritet të veçantë” ndryshimit të ligjit kontrovers për komunitetet fetare, që ka nxitur protesta në mbështetje të Kishës Ortodokse Serbe, në fund të vitit të kaluar.

    Protestat patën vazhduar edhe pas urdhrave të izolimit me qëllim të frenimit të koronavirusit.

    Mali i Zi vazhdon të jetë thellësisht i ndarë në mesin e atyre që synojnë lidhje të ngushta me aleatet si Serbia dhe Rusia dhe atyre që e shohin Malin e Zi si shtet të pavarur, të lidhur me Perëndimin.

    Partia më e fuqishme e koalicionit, Fronti Demokraitk, që synon të ketë lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, përkrahet nga Kisha Ortodokse Serbe.

    Partnerët e saj insistojnë që Mali i Zi, që është bërë pjesë e NATO-s më 2017, të vazhdojë rrugën pro-perëndimore.

    Krivokapiq ka thënë se qeveria e re do të punojë për të përmirësuar lidhjet e Malit të Zi me Serbinë.

    “Ne do të promovojmë politikë të mirë fqinjësore me Beogradin, si dhe të gjithë në rajon, sipas parimit të sovranitetit, pavarësisë dhe mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të vendeve tjera”, ka thënë Krivokapiq më 29 nëntor.

    Meqë shumica e ligjvënësve janë pjesë e debatit, votëbesimi nuk pritet të ndodhë para 3 apo 4 dhjetorit/REL.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.