×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti Evropian: Negociatat për liberalizmin e vizave mund të nisin në dhjetor

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2022

    Të mërkurën, ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

    E nga kjo e fundit deklaruan se po bëhen gati për fillimin e negociatave.

    Zëdhënësi i Parlamentit Evropian për politika të vizave, Janne Ojamo, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se negociatat në mes të Kosovës, Parlamentit Evropian dhe Këshillit ka gjasa të nisin gjatë dhjetorit, por pa dhënë ndonjë datë.

    “Parlamenti Evropian është në përgatitje të negociatave me Këshillin. Ka gjasa që takimet trilaterale (Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni) të zhvillohen në dhjetor dhe do të duhen disa takime për të arritur një marrëveshje. Pasi legjislacioni të jetë finalizuar dhe miratuar nga seanca plenare e PE-së dhe nga Këshilli, marrëveshja aktuale e liberalizimit duhet të negociohet në mënyrë dypalëshe midis vendit të tretë dhe Komisionit Evropian”, tha Ojame.

    Sipas këtij vendimi, lëvizja pa viza për personat që janë të pajisur me pasaportë të Kosovës do të jetë e mundur pas hyrjes në fuqi të sistemit evropian të udhëtimit, ETIAS.

    Data e mëtuar që ky sistem të aktivizohet është fillimi i muajit nëntor të vitit 2023.

    E në rast se do të ketë vonesa për ETIAS, liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

    Parlamenti Evropian para katër vjetëve kishte votuar një rezolutë e cila rekomandonte për heqjen e vizave për Kosovën.

    Kjo pasi ishte konstatuar se ishin plotësuar të gjitha kriteret.

    “Pas heqjes së vizave për shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në vitin 2009 dhe për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në vitin 2010, Kosova mbeti e izoluar, duke u bërë vetmi vend ballkanik, shtetasve të së cilit u duhej ende viza për të udhëtuar në BE”, thoshte PE.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq edhe një herë ka shprehur mllefin e tij për shkak të nismës për Rezolutën mbi gjenocidin...
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga Sebria, ku gjatë ditës së djeshme u ndaluan...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia....
    Kronika18 Prill 2024
    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ka përfunduar takimi në mes të emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq....
    Lajme18 Prill 2024
    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientit, me një aktivitet simbolik. Me këtë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës gjykata e këtij qyteti ka vendosur sekuestro ndaj pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ago Gjolaj. Në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës në Hagë zhvilloi një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.