[wp-story]

Bota/Rajoni

PARIS/ Sulm me thikë në stacion të Policisë, 4 policë të vdekur dhe 1 i plagosur

PARIS/ Sulm me thikë në stacion të Policisë, 4 policë të vdekur dhe 1 i plagosur
15:49 | 03 Tetor 2019

Katër persona humbën jetën sot në një komisariat policie të Parisit, ku një burrë hyri i armatosur me thikë e nisi të godiste policët.

Ngjarja ndodhi në një stacion në zemër të kryeqytetit francez, fare pranë katederales së Notre Dame.

Agresori, i lindur në Fort-de-France u qëllua shumë shpejt për vdekje nga efektivët. Në mesin e viktimave besohet të jetë dhe një grua.

Le Figaro thotë se policia po tregohet jashtëzakonisht e kujdesshme duke mos përmendur që në fillim pistën e terrorizmit. Sipas gazetës, mund të bëhet fjalë edhe për një “larje hesapesh”.

Mendohet se 45 vjeçari ka vepruar i vetëm.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera