Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një rrëfim prekës për situatën e rëndë që po kalon këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, e cila prej dy javësh ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik në New York.
Sipas Ilirjanit, gjithçka nisi pas një takimi emocional me djalin e saj, Luke, që çoi në një krizë të rëndë për këngëtaren.
Eltoni theksoi se kjo situatë ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës së tij, ndërsa ka zbuluar detaje të rëndësishme për gjendjen e saj dhe sfidat ligjore që ajo po përballet.
Rrëfimi i plotë i Elton Ilirjanit
“Kam shumë emocion për atë që do të ndaj me ju për fatin e Parashqevi Simakut”, shprehet Ilirjani. Ai theksoi se mungesa e dashurisë dhe jo e parave ka qenë një faktor kyç në përkeqësimin e gjendjes së saj: “Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, sepse gjithmonë është parë si objekt.”