×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Prishtina Weather ka dhënë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

    Në ditët vijuese vranësira dhe reshje të dobëta shiu, temperaturat në rënie.  Nga e diela më shumë diell dhe më ngrohtë.

    21.04.2021 – Pas intervaleve me diell ditën e mërkurë, në ditët e ardhshme mbi vendin tonë sërish pritet të rikthehen vranësirat dhe të reshurat e shiut, megjithëse me intensitet të dobët, derisa temperaturat do të pësojnë rënie nga dita e premte dhe shtunë.

    Nga dita e diel dhe të hënën pritet të mbajë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime dhe diell, e edhe temperaturat shënojnë rritje.  Sipas parashikimeve të fundit, mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë ditëve të para të javës së ardhshme, e temperaturat vazhdojnë me trend rritës ku mund të arrijnë temperaturat edhe deri në 20C.

    Sipas parashikimeve, cilësia e ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe mesatare, vetëm në kushte qetësie vende-vende shkurtimisht mund të kaloj edhe në të dobëta.

    22.04 – Paradite intervale me diell.  Ditën vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

    23.04 – Në mëngjes reshje të dobëta shiu.  Ditën kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.

    24.04 – Kryesisht me vranësira dhe më freskët.  Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu, kryesisht nga jugu i vendit.  Në mbrëmje vranësirat shpërndahen.

    25.04 – Kryesisht me diell.

    26.04 – Kryesisht me diell, e në mbrëmje vranësira kalimtare.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C dhe 7C, ditën e diel mund të zbresin edhe në 1C.  Maksimalet nga 17C, të enjten, zbresin në 12C ditën e shtunë, e deri të hënën rriten deri në 18C.

    Ditën e enjte era fryn kryesisht nga jugperëndimi 4-8m/s, e nga e premtja kryesisht nga verilindja 3-11m/s.

    Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet mbi vlera normale.

    https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/3906411776073213

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.