Nga dita e premte mot i ndryshueshëm, me vransira, diell e priten edhe reshje të dobëta si shiu dhe bore. Temperaturat me tendencë të rritjes.
28.01 – Paradite kthjellime, e gjatë ditës vransirat shtohen. Pasdite priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, që më vonë shndërrohen edhe në borë.
29.01 – Më ftohtë. Paradite kryesisht me vransira, vende-vende edhe reshje të dobëta bore. Gjatë ditës intervale me diell.
30.01 – Në mëngjes ngrica e pjesërisht vranët. Ditën vransirat shtohen, e në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, që më pas shndërrohen edhe në borë.
31.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, dhe jo aq ftohtë ditën.
Temperaturat shfaqin një tendencë të rritjes, me minimale që luhaten nga -7C deri -3C, e maksimalet të premten rriten në 5C e 7C, por se të shtunën zbresin në 1C, e nga dita e diel sërish ngjiten në 4C e 6C.
Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga krahu verior, ditën e shtunë edhe mesatare 5-10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies në fundjavë.