Në pragun e luftës në Kosovë, pushtuesi serb kishte përjashtuar studentët shqiptarë nga Universiteti i Prishtinës, duke lejuar atë vetëm për studentët serbë.
Pas kësaj situate, zhvillimi i studimeve për shqiptarët ishte organizuar nëpër shtëpi private, ndërsa pas disa muajsh me presionin ndërkombëtar, Serbia kishte pranuar që studentët shqiptar të ktheheshin në Universitetin e Prishtinës dhe të mësonin në gjuhën shqipe, por kjo marrëveshje për Albin Kurtin që atëherë përfaqësonte këta studentë ishte e mangët.
Kurti kundërshtonte këtë marrëveshje, pasi sipas saj studentët shqiptarë dhe serbë do të mësonin në dy ndërrime të ndryshme dhe kjo nuk e siguronte atë se studentët shqiptarë nuk do t’i nënshtroheshin dhunës së pushtetit.
“Studentët shqiptarë dhe serbë do të jenë në dy ndërrime të ndryshme, gjë që është e papranueshme për ne, sepse nga këndvështrimi ynë, këndvështrimi ynë jo i dhunshëm, është një lloj aparteidi”, thoshte Kurti për mediat e huaja në vitin 1998.

Të tjera
-
02:31 | 25 Shkurt 2021
-
00:14 | 25 Shkurt 2021
-
00:10 | 25 Shkurt 2021
-
23:59 | 24 Shkurt 2021
-
23:49 | 24 Shkurt 2021
-
23:34 | 24 Shkurt 2021
-
23:31 | 24 Shkurt 2021
-
23:21 | 24 Shkurt 2021
-
22:46 | 24 Shkurt 2021
-
22:42 | 24 Shkurt 2021
-
22:32 | 24 Shkurt 2021
-
22:24 | 24 Shkurt 2021