×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet një rast i kontrabandës në Viti, dy të arrestuarit janë të njohur për policinë

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Policia është informuar sot se nga fshati Debelldeh të Vitisë janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara dhe se njëra prej automjeteve ka të ngarkuara mallra të kontrabanduara, të sjellura nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

    Policia ka arritur ta ndalojë automjetin pa targa të cilin e ngiste i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Sh. M. dhe bashkë me të ndodhej edhe personi tjetër, mashkull kosovar i moshës 52 vjeçar, të dy nga Vitia.

    “Dy të dyshuarit janë të njohur për Policinë Kufitare si përsëritës të kësaj vepre penale. Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar mallra të ndryshme në sasi të mëdha si: pjesë të ndryshme për telefona si për “iphone 12 pro” dhe për “samsung”, mjaltë, arra indiane, badem dhe një numër jashtëzakonisht të madh të filterëve për cigare, të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes fshatit Debëlldeh në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare në Lindje.

    “Me urdhër të prokurorit kompetent për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për vlerësim nga e Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

     

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...
    Lajme19 Prill 2024
    Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej...
    Sport19 Prill 2024
    Duket që Interi ka arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për vazhdimin e kontratës. Zyrtarizimi pritet të vijë pasi që të zyrtarizohet matematikisht...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij...
    Sport19 Prill 2024
    Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, pasi të përfundojë puna e ndërtimit për...
    Lajme19 Prill 2024
    Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është nxitja më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.