[wp-story]

Front TV

Paralajmëron Zeka: Me vonesat për Ligjin për Rimëkëmbje po shkurtohet afati i vlefshmërisë së tij

Paralajmëron Zeka: Me vonesat për Ligjin për Rimëkëmbje po shkurtohet afati i vlefshmërisë së tij
19:29 | 25 Nëntor 2020

Është mbledhja e re.

Por, rezultati që doli nga Komisioni për  Buxhet dhe Transfere, është po ai i vjetri.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk kaloi përsëri, për të njëjtën arsye si të herës së kaluar, mungesën e kuorumit.

Debati këtu qe goxha i gjatë.

Nga Partia Demokratike e Kosovës e bën të qartë kushtin që kanë në këmbim të votave të tyre.

“Në momentin kur ato rekomandime merren parasysh PDK me 24 votat e saj do ta mbështesë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha deputeti  i saj, Kujtim Gashi.

Zotimin se do të ndodh kështu e dhanë anëtarët tjerë të komisionit nga tabori i partive në pushtet.

“Unë premtoj se do të ulemi dhe krejt çka është në harmoni me ligjet në fuqi, çka nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, se do të merren parasysh dhe do të inkuadrohen në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini.

Harmonizimit mes PDK-së e LDK-së, Kusari e VV-së, ia la një emër.

“Më shumë sesa vetëm diskutim ose mundësi për të gjetur zgjidhje, kjo natyrisht se zbërthehet në një diskutim pazar politik se çka do të ndodhë të dielën në zgjedhjet lokale në Podujevë, me mundësitë e hyrjes apo mos hyrjes së PDK-së në qeveri”, tha Kusari.

Diskutimet për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike u shtynë për një datë tjetër.

E vonesat si këto po i kritikon kryetari i Odes Amerikane, Arian Zeka.

“Kjo vonesë pengon nisjen e zbatimit të masave të parapara në kuadër të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe të njëjtën kohë e shkurton afatin e vlefshmërisë së këtij ligji, duke e ditur se afati i tij si ligj i veçantë është deri në fund të vitit 2021”,
theksoi ai për Front Online.

Ky ka një mesazh për ekzekutivin.

“Prandaj Qeveria do të duhej të merrte iniciativën e uljes në një tryezë me deputetët e të gjitha partive dhe të gjenin  një rrugëdalje sa i përket aprovimit të këtij ligji sa më shpejt”, theksoi Zeka për Front Online.

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere nuk kaloi edhe Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2021.

 

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera