×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron infektologu i njohur: Po hyjmë në një periudhë ku mund të rritet numri i rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Janë bërë më shumë se gjysmë viti, prej kur qytetarët e Republikës së Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

    Infektologu kosovar, Izet Sadiku, përmes një postimi në Facebook thotë se kjo ka ndodhur për shkak të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse dhe vendimet që ka marrë Qeveria.

    Por ai paralajmëron se muajt e ardhshëm mund të rritet numri i rasteve me coronavirus.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    COVID19?!

    Ka kaluar 6 muaj nga rasti i parë me COVID19 dhe për këtë periudhë Kosova ka pasur 15.142 të infektuar dhe 615 të vdekur.

    Kosova ditët e fundit ka shënuar rënje të numrit të rasteve të reja me COVID19.
    Kjo ka ndodhur për shkak të vetdijësimit të qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse dhe vendimeve që ka marrë qeveria për masat të cilat e kanë ndikuar ne zvogelimin e rasteve me COVID19.

    Por çka mund të pritet në muaje atdhshëm?

    Tani po hym në një periudh ku numri i rasteve me COVID19 mund të rritet.
    Kjo mund të ndodh për disa arsye;

    Me fillimin e vitit shkollor është rritur rreziku për rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID19,

    Tani fillon sezona edhe e sëmundjeve virale të cilat mund ta vështirsojn situatën me COVID19 .

    Duke ditur se ende “arma” kryesore për të mbrojtur nga pandemia COVID19 mbetet parandalimi i saj, Kosova duhet të jetë shumë e kujdeshsme me lirimin e masave me qëllim që të mos kthemi ne situatën që e kemi pasur gjatë korrik dhe gusht ku numri i të infektuarëve ishte shumë i larte dhe numri i të hospitalizuarëve nëpër spitale kishte arritur here pas here ne kufirin kritik.

    Prandaj ne duhet vazhduar lirimin gradual të masave duke përcjellur situatën epidemiologjike me qëllim që të mos ngarkohen institucionet shëndetësore mbi mundësit e tyre njerëzore dhe infrastrukturore!

    Ruajtja e jetës së qytetarëve duhet të jetë mision i yni!

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1755 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme23 Prill 2024
    Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin në qeveri. Kështu thuhet në raportin e Departamentit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës të martën ka pranuar donacion nga Mbretëria e Bashkuar. Pranimin e bëri kreu i këtij institucioni Blerim Isufaj,...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se me gabimet e tij, po favorizon...
    Front TV23 Prill 2024
    Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët. Mirëpo fatmirësisht askush...
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë vendim me të cilin ndalohet punësimi i familjarëve të afër me...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut. Siç njoftohet...
    Kronika23 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër tetë të akuzuarve për dhunimin e 11...
    Kronika23 Prill 2024
    Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në Pejë. Lajmi u konfirmua për Front Online nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.